operation manual

Table Of Contents
Cilësimet e modalitetit personal
Virtualizuesi i altoparlantëve
Cilësimet > Zëri > Cilësimet e modalitetit
"Personal" > Virtualizuesi i altoparlantëve.
Zgjidhni Aktiv ose Automatik (Dolby Atmos) për të
aktivizuar "Dolby Atmos" që mund t'i japë perceptim
lartësie zërit. Me perceptimin e lartësisë, zëri mund të
vendoset me saktësi dhe të lëvizet në hapësirë
trepërmasore.
Dialog i qartë
Cilësimet > Zëri > Cilësimet e modalitetit
"Personal" > Dialog i pastër > Aktiv.
Zgjidhni Aktiv për të marrë një cilësi të përmirësuar
zëri për programin e ligjërimit.
Barazuesi i AI
Cilësimet > Zëri > Cilësimet e modalitetit
personal > Barazuesi i AI.
Zgjidhni Aktiv për të aktivizuar rregullimin inteligjent të
barazuesit bazuar në përmbajtjen e audios dhe
cilësimet e personalizuara.
Barazuesi i personalizuar i AI
Cilësimet > Zëri > Cilësimet e modalitetit
personal > Barazuesi i personalizuar i AI.
Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
rregulluar nivelin e "Barazuesit të AI".
Vendosja e televizorit
Vendosja e televizorit
Cilësimet > Zëri > Pozicioni i televizorit.
Zgjidhni Në bazament ose Në mur për riprodhimin më
të mirë të zërit sipas cilësimit.
DTS Play-Fi
DTS Play-Fi
Cilësimet > Zëri > DTS Play-Fi.
Me "DTS Play-Fi" në televizorin tuaj "Philips", ju mund
të lidhni altoparlantë të përputhshëm që të
transmetojnë audio nëpërmjet valëve në dhomat e
tjera të shtëpisë.
Shënim: Cilësimet për audio të televizorit në disa
dhoma nuk disponohen kur jeni të lidhur me
aplikacionin e kufjeve të "DTS Play-Fi" ose kur luani
muzikë nga aplikacioni "DTS Play-Fi".
Për të transmetuar audio nëpërmjet valëve tek
altoparlantët ju nevojitet...
• "Philips Smart TV" me sistem Android që mbështet
"DTS Play-Fi"
• Pajisje e përputhshme me "DTS Play-Fi"
• Aplikacioni "DTS Play-Fi" në televizorin "Philips"
• Pajisje celulare si telefoni apo tableta
• Aplikacioni "DTS Play-Fi" ose aplikacionin "DTS Play-
Fi Headphones" të instaluar në telefon ose tabletë
• Rrjet "Wi-Fi"
Konfigurimi për të lidhur pajisje të përputhshme me
"DTS Play-Fi"
1 - Shkarkoni aplikacionin "DTS Play-Fi" ose
aplikacionin "DTS Play-Fi Headphones" dhe
instalojeni atë në telefon ose tabletë
2 - Përdorni aplikacionin "DTS Play-Fi" ose "DTS
Play-Fi Headphones" për të kërkuar dhe konfiguruar
pajisjen e përputhshme me "DTS Play-Fi". Sigurohuni
që pajisja "DTS Play-Fi" është e lidhur në të njëjtin
rrjet Wi-Fi me televizorin tuaj.
3 - Në televizorin "Philips", hapni aplikacionin "DTS
Play-Fi" të instaluar më parë dhe zgjidhni Connect
Speakers (Lidh altoparlantët) për të kërkuar për
pajisje të përputhshme me "DTS Play-Fi".
4 - Pasi pajisjet "DTS Play-Fi" të jetë lidhur me
sukses me televizorin, ju mund të zgjidhni pajisjet nga
lista e pajisjeve dhe të përshtatni volumin.
5 - Tani mund të filloni të transmetoni audio nga
televizori në disa pajisje "DTS Play-Fi".
Cilësimet e personalizimit të zërit me
Mimi
Cilësimet e personalizimit të zërit me Mimi
Cilësimet > Zëri > Cilësimet e personalizimit të
zërit me Mimi.
Personalizimi i zërit Mimi
Personalizimi i zërit Mimi është një teknologji që
përshtat në kohë reale sinjalin audio të televizorit me
aftësinë e dëgjimit të përdoruesit. Ai rikthen detajet në
sinjalin audio që në të kundërt nuk do të dëgjoheshin
nga përdoruesit me dëgjim paksa më të dobët se
niveli perfekt, në mënyrë që ata të dëgjojnë më mirë
dhe të përjetojnë një tingull më të mirë, duke
përmirësuar kështu përvojën e tyre me shikimin e
televizorit.
Si ta testoj dëgjimin tim dhe si ta konfiguroj profilin
tim të dëgjimit?
53