operation manual

Table Of Contents
Fortësia
Cilësimet > Ambilight > Të avancuara >
Fortësia.
Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
caktuar nivelin e fortësisë së "Ambilight".
Neutralizimi i influencës së një muri me ngjyrë te
ngjyrat e "Ambilight"
Cilësimet > Ambilight > Të avancuara > Ngjyra
e murit.
Zgjidhni ngjyrën e murit pas televizorit dhe televizori
do t'i ndryshojë ngjyrat e "Ambilight" për t'u shfaqur
siç janë synuar.
Caktimi që "Ambilight" të fiket menjëherë ose të fiket
ngadalë kur fikni televizorin
Cilësimet> Ambilight > Të avancuara > Fikje e
televizorit > Zbehje deri në fikje / Fikje e
menjëhershme.
Sintonizimi i ISF
Cilësimet > Ambilight > Të avancuara
> Sintonizimi i ISF.
Eksperti i kalibrimit të ISF sintonizon dhe fikson
ngjyrën tuaj të preferuar për "Ambilight". Pasi kalibrimi
i ISF të ketë përfunduar, zgjidhni Cilësimet >
Ambilight > Stili i "Ambilight" > Ndjekje e ngjyrave
> E bardhë e ngrohtë / ISF për të përdorur
sintonizimin e ISF për "Ambilight"
14.4
Cilësimet ekonomike
Caktimi i ekranit fikur për të kursyer konsumin e
energjisë
Cilësimet > Cilësimet ekonomike > Fikja e
ekranit.
Zgjidhni "Ekrani fikur" dhe ekrani i televizorit do të
fiket. Për ta rindezur, shtypni një tast çfarëdo në
telekomandë.
Ndezja e sensorit të integruar të dritës së ambientit
Cilësimet > Cilësimet ekonomike > Sensori i
dritës.
Zgjidhni sensorin e dritës që sensori i integruar i dritës
së ambientit të ulë ndriçimin e ekranit kur errësohet
drita e ambientit përreth. Sensori i integruar i dritës
rregullon automatikisht figurën në kushtet e ndriçimit
të dhomës.
Caktimi i fikjes me orar të televizorit
Cilësimet > Cilësimet ekonomike > Fikja me orar.
Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
rregulluar vlerën. Vlera "0 (Joaktiv)" e çaktivizon
fikjen automatike.
Zgjidhni "Fikja me orar" dhe televizori do të fiket
automatikisht për të kursyer energji.
* Televizori do të fiket nëse merr sinjal televiziv, por
nuk shtypni ndonjë tast në telekomandë gjatë një
periudhe 4-orëshe.
* Televizori fiket nëse nuk merr sinjal televiziv apo
komandë nga telekomanda për 10 minuta.
Nëse e përdorni televizorin si monitor ose nëse për të
parë televizor përdorni një marrës dixhital (një
dekodues - STB) dhe nuk e përdorni telekomandën e
televizorit, duhet ta çaktivizoni këtë fikje automatike,
për të caktuar vlerën në 0.
14.5
Cilësimet e përgjithshme
Disku USB
Duhet të konfiguroni dhe formatoni një disk USB para
se të regjistroni një kanal.
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Njësia e
diskut me USB.
Përpara se të mund të pushoni ose të regjistroni një
transmetim, ose të ruani aplikacione, duhet të lidhni e
formatoni diskun USB. Formatimi fshin të gjithë
skedarët nga disku USB. Nëse doni të regjistroni
transmetime me të dhënat e guidës televizive nga
interneti, në fillim duhet të konfiguroni lidhjen e
internetit përpara se të instaloni diskun USB.
Paralajmërim
Disku USB formatohet ekskluzivisht për këtë televizor
dhe nuk mund t'i përdorni regjistrimet e ruajtura në
një kompjuter apo televizor tjetër. Mos i kopjoni apo
ndryshoni skedarët e regjistrimit në diskun USB me
aplikacione kompjuterike. Kjo do t'i dëmtonte
regjistrimet. Kur formatoni një disk tjetër USB,
materialet në diskun e parë humbin. Disku USB i
instaluar në televizor duhet të riformatohet për
përdorim me kompjuter.
* Lidhni diskun USB me hapësirë më pak se 2 TB.
Për të formatuar një disk USB…
1 - Lidhni diskun USB me një nga lidhjet USB
televizor. Mos lidhni pajisje tjetër USB në foletë e tjera
56