operation manual

Table Of Contents
19
Lojëra
19.1
Çfarë ju duhet
Në këtë televizori, mund të luani lojëra…
• Nga "Philips TV Collection" në menynë "Kryefaqja"
• nga "Google Play Store" në menynë kryesore
• nga konsola e lidhur e lojërave
Lojërat nga "Philips TV Collection" apo nga "Google
Play Store" duhet të shkarkohen dhe të instalohen në
televizor para se të luhen. Disa lojërave kërkojnë një
levë për t'u luajtur.
Për të instaluar aplikacione lojërash nga "Philips TV
Collection" ose nga "Google Play Store", televizori
duhet të jetë i lidhur me internetin. Duhet të bini
dakord me "Kushtet e përdorimit" për të përdorur
aplikacionet e "Philips TV Collection". Duhet të
identifikoheni me një llogari "Google" për të përdorur
aplikacionet e "Google Play" dhe "Google Play Store".
19.2
Levat
Për të luajtur lojëra nga interneti në televizor, mund të
lidhni një gamë të përzgjedhur levash me valë.
Televizori mund të mbështesë 2 leva në të njëjtën
kohë. Levën mund ta përdorni menjëherë pas lidhjes.
19.3
Për të luajtur një lojë nga
konsola e lojërave
Për të nisur një lojë nga konsola e lojërave…
1 - Ndizni konsolën e lojërave.
2 - Shtypni SOURCES dhe zgjidhni një konsolë
lojërash ose emrin e lidhjes.
3 - Fillo lojën.
4 - Shtypni Kthehu disa herë ose shtypni
EXIT ose ndaloni aplikacionin me butonin e dedikuar
të daljes/ndalimit.
Për më shumë informacion mbi lidhjen e konsolës së
lojërave, te Ndihma, shtypni tastin me
ngjyrë Termat dhe kërkoni Konsola e lojërave,
lidhja.
72