operation manual

Table Of Contents
16
Guida televizive
16.1
Çfarë ju duhet
Me funksionin "Guida televizive" mund të shihni listën
aktuale të programeve televizive dhe të programeve
të planifikuara të kanaleve tuaja. Në varësi të origjinës
së informacionit (të të dhënave) të guidës televizive,
do të shfaqen kanalet analoge dhe dixhitale ose
vetëm kanalet dixhitale. Jo të gjitha kanalet televizive
ofrojnë informacionin e guidës televizive.
Televizori mund të mbledhë informacion të guidës
televizive për kanalet e instaluara në televizor.
Televizori nuk mund të mbledhë informacion të
guidës televizive për kanalet e shikuara nga dekodues
ose marrës dixhital.
16.2
Të dhënat e guidës televizive
Guida televizive merr informacion (të dhëna) nga
transmetuesit. Në disa rajone dhe për disa kanale, ky
informacion mund të mos jetë i disponueshëm.
Televizori mund të mbledhë informacion të guidës
televizive për kanalet e instaluara në televizor.
Televizori nuk mund të mbledhë informacionin e
guidës televizive për kanalet e shikuara nga dekodues
ose marrës dixhitalë.
16.3
Përdorimi i guidës televizive
Hapja e guidës televizive
Për të hapur funksionin Guida televizive,
shtypni TV GUIDE . "Guida televizive" shfaq
kanalet e sintonizuesit të zgjedhur.
Shtypni sërish TV GUIDE për ta mbyllur.
Herën e parë që hapni funksionin "Guida televizive",
televizori kontrollon të gjitha kanalet televizive për
informacione mbi programet e tyre. Ky veprim mund
të zgjasë disa minuta. Të dhënat e "Guidës televizive"
ruhen në televizor.
Sintonizimi në një program
Nga guida televizive mund të sintonizoheni në një
program aktual.
Për të kaluar në program (kanal), zgjidhni programin
dhe shtypni OK.
Shfaqja e detajeve të programit
Për të shfaqur detajet e programit të zgjedhur…
1 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Informacioni i
programit dhe shtypni OK.
2 - Shtypni Kthehu për ta mbyllur.
Ndryshimi i ditës
"Guida televizive" mund të shfaqë programet e
planifikuara për ditët e ardhshme (maksimumi deri në
8 ditë).
Shtypni tastin me ngjyrë Dita dhe zgjidhni ditën e
dëshiruar.
Caktimi i një rikujtuesi
Mund të caktoni një rikujtues për një program. Do të
njoftoheni me mesazh kur të fillojë programi. Mund të
sintonizoheni menjëherë në këtë kanal.
Programet me rikujtues shënohen me një (orë) te
"Guida televizive".
Për të caktuar një rikujtues…
1 - Shtypni TV GUIDE dhe zgjidhni një program
në vijim.
2 - Shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Cakto
rikujtuesin ose shtypni tastin me ngjyrë Cakto
rikujtuesin.
3 - Shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Për të spastruar një rikujtues…
1 - Shtypni TV GUIDE dhe zgjidhni programin me
rikujtues.
2 - Shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Fshi
rikujtuesin ose shtypni tastin me ngjyrë Fshi
rikujtuesin.
3 - Shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Kërkimi sipas zhanrit
Nëse jepen informacione, programet e planifikuara
mund t'i kërkoni sipas zhanrit si p.sh filma, sporte etj.
Për të kërkuar programet sipas zhanrit…
1 - Shtypni TV GUIDE.
2 - Shtypni OPTIONS.
65