operation manual

Table Of Contents
28
Siguria dhe kujdesi
28.1
Siguria
E rëndësishme
Përpara përdorimit të televizorit, lexoni dhe kuptoni të
gjitha udhëzimet mbi sigurinë. Garancia nuk vlen nëse
ndodhin dëme nga mosndjekja e udhëzimeve.
Rreziku i goditjes elektrike ose zjarrit
• Mos e ekspozoni asnjëherë televizorin në shi ose
ujë. Mos vendosni asnjëherë enë me ujë, si p.sh vazo,
pranë televizorit.
Hiqeni menjëherë televizorin nga priza nëse derdhen
lëngje mbi të ose brenda.
Kontaktoni kujdesin e Philips ndaj klientit për
televizorin për ta kontrolluar televizorin përpara
përdorimit.
• Mos i ekspozoni asnjëherë televizorin,
telekomandën apo bateritë ndaj nxehtësisë së lartë.
Mos i vendosni asnjëherë pranë qirinjve të ndezur,
flakës ose burimeve të tjera të nxehtësisë, duke
përfshirë dhe dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
• Mos futni asnjëherë objekte në vrimat e ajrimit ose
në vrima të tjera në televizor.
• Mos vendosni asnjëherë objekte të rënda mbi
kordonin elektrik.
• Shmangni ushtrimin e forcës mbi spinat elektrike.
Spinat e liruara mund të shkaktojnë shkëndija ose
zjarr. Sigurohuni që mbi kordonin elektrik nuk
ushtrohet presion kur rrotulloni ekranin e televizorit.
• Për ta shkëputur televizorin nga rrjeti elektrik, spina e
televizorit duhet të jetë e shkëputur. Kur e hiqni nga
priza, tërhiqni gjithmonë spinën dhe asnjëherë
kordonin. Sigurohuni që të mund ta arrini gjithmonë
spinën, kordonin elektrik dhe prizën.
Rreziku i lëndimit të personave ose i
dëmtimit të televizorit
• Nevojiten dy persona për ta ngritur dhe lëvizur
televizorin që peshon më shumë se 25 kg (ose 55 lbs).
• Nëse televizori montohet në bazament, përdorni
vetëm bazamentin e dhënë. Sigurojeni mirë
bazamentin në televizor.
Vendoseni televizorin mbi një sipërfaqe të sheshtë e
të niveluar që mund të mbajë peshën e përbashkët të
televizorit dhe të bazamentit.
• Kur e montoni në mur, sigurohuni që ky montim e
mban peshën e televizorit. TP Vision nuk mban
përgjegjësi për montimin e pasaktë në mur që mund
të shkaktojë aksident, lëndim ose dëmtim.
• Disa pjesë të këtij produkti janë prej xhami. Lëvizeni
me kujdes për të shmangur lëndimin ose dëmtimin.
Rreziku i dëmtimit të televizorit!
Përpara se ta futni televizorin në prizë, sigurohuni që
voltazhi i korrentit të përputhet me vlerën e stampuar
në pjesën e pasme të televizorit. Mos e futni
asnjëherë televizorin në prizë nëse kanë voltazh të
ndryshëm.
Rreziqet e qëndrueshmërisë
Televizori mund të rrëzohet duke shkaktuar lëndime
të personale ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht
ndaj fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa
paraprake të thjeshta si p.sh.:
• GJITHMONË sigurohuni që televizori nuk zgjatet
jashtë buzës së mobilies ku mbështetet.
• Përdorni GJITHMONË dollapë, bazamente ose
metoda montimi të rekomanduara nga prodhuesi i
televizorit.
• Përdorni GJITHMONË mobilie që mund të
mbështesin me siguri televizorin.
• Mësojini GJITHMONË fëmijët për rreziqet e hipjes
mbi mobilie për të arritur tek televizori ose komandat
e tij.
• Pozicionojini GJITHMONË kordonët dhe kabllot e
lidhur me televizorin në mënyrë që të mos pengoheni,
të mos tërhiqen apo të kapen.
• Mos e vendosni ASNJËHERË televizorin në një vend
të paqëndrueshëm.
• Mos e vendosni ASNJËHERË televizorin mbi mobilie
të larta (për shembull, mbi bufe ose rafte librash) pa i
fiksuar të dyja në mur ose në një mbështetëse të
përshtatshme.
• Mos e vendosni ASNJËHERË televizorin mbi pëlhurë
ose materiale të tjera që mund të ndodhen ndërmjet
televizorit dhe mobilies mbështetëse.
• Mos vendosni ANSJËHERË artikuj që mund të nxisin
fëmijët të ngjiten, si p.sh. lodra dhe telekomanda, mbi
televizor ose mbi mobiliet ku është vendosur
televizori.
Nëse televizori ekzistues do të ruhet ose zhvendoset,
duhet të merren parasysh të njëjtët faktorë si më
sipër.
Rreziku i baterive
• Mos e gëlltit baterinë. Ka rrezik për djegie kimike.
• Telekomanda mund të ketë bateri si petë/sumbull.
Nëse ajo gëlltitet, mund të shkaktojë djegie të
brendshme të rënda në vetëm 2 orë dhe mund të
rezultojë në vdekje të personit.
• Mbaji bateritë e reja dhe të përdorura larg nga
fëmijët.
90