User manual

normal me tastet me numra, ngjyra e shigjeta për
zgjedhje dhe shfletim.
Për ta mbyllur teletekstin dixhital, shtypni BACK.
* Teleteksti mund të hapet vetëm kur kanalet
instalohen direkt në sintonizuesin e brendshëm të
televizorit dhe ky i fundit është i caktuar në
modalitetin e televizorit. Nëse përdoret një dekodues,
teleteksti do të jetë i padisponueshëm nëpërmjet
televizorit. Në këtë rast mund të përdoret teleteksti i
dekoduesit.
Opsionet e teletekstit
Te "Teleteksti", shtypni OPTIONS për të zgjedhur
sa më poshtë…
Ngrini faqen/shkrini faqen
Për të nisur apo ndaluar rotacionin automatik të
nënfaqeve.
Ekran i dyfishtë / Ekran i plotë
Për të shfaqur kanalin televiziv dhe teletekstin përbri
njëri-tjetrit.
Përmbledhja e pasqyrës
Për të hapur pasqyrën. teletekstit.
Zmadhim/pamje normale
Për të zmadhuar faqen e teletekstit për lexim komod.
Shfaqje
Për të rishfaqur informacionin e fshehur në një faqe.
Qarkullim i nënfaqeve
Për të qarkulluar nënfaqet, nëse ka.
Gjuha
Për të ndërruar grupin e germave që përdoren nga
teleteksti për t'u shfaqur siç duhet.
Teleteksti 2.5
Për të aktivizuar funksionin "Teletekst 2.5" për më
shumë ngjyra dhe grafikë më të mirë.
Konfigurimi i teletekstit
Gjuha e teletekstit
Disa teletransmetues dixhitalë ofrojnë disa gjuhë
teleteksti.
Për të caktuar gjuhën kryesore dhe dytësore të
teletekstit. . .
1 - Zgjidhni Cilësimet > Rajoni dhe gjuha dhe
shtypni (djathtas) për të hyrë në meny.
2 - Zgjidhni Gjuha > Teleteksti
kryesor ose Teleteksti dytësor dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni gjuhët tuaja të preferuara të teletekstit.
4 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Teleteksti 2.5
Nëse ofrohet, "Teleteksti 2.5" ofron më shumë ngjyra
dhe grafikë më të mirë. Teleteksti 2.5 aktivizohet si
cilësim standard i fabrikës.
Për të çaktivizuar "Teletekstin 2.5"…
1 - Shtypni TEXT.
2 - Me funksionin "Teleteksti" të hapur në ekran,
shtypni OPTIONS.
3 - Zgjidhni Teleteksti 2.5 > Joaktiv dhe
shtypni OK.
4 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
5.7
Televizioni interaktiv
Rreth "iTV"
Me televizionin interaktiv, disa transmetues dixhitalë
kombinojnë programet e tyre normale me faqe
informative ose argëtimi. Në disa faqe, mund të
dërgoni përgjigje apo votoni në lidhje me programin,
të bëni blerje në internet ose të paguani për një
program videoje me kërkesë.
HbbTV, MHEG, . . .
Transmetuesit përdorin sisteme të ndryshme
interaktive televizive: "HbbTV" (teletransmetim hibrid
brezgjerë) ose "iTV" (televizion interaktiv - MHEG).
Televizioni interaktiv ndonjëherë përmendet dhe si
"teletekst dixhital" ose "buton i kuq". Por secili sistem
është i veçantë.
Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit
të transmetuesit.
Çfarë ju duhet
Televizioni interaktiv ofrohet vetëm në kanalet
televizive dixhitale. Për të përdorur të gjitha
funksionet e televizionit interaktiv, televizori duhet të
ketë lidhje interneti me shpejtësi të lartë (brezgjerë).
HbbTV
Nëse një kanal televiziv mundëson faqe "HbbTV", për
t'i parë duhet të aktivizoni së pari "HbbTV" te cilësimet
e televizorit.
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Të
avancuara > Cilësimet e "HbbTV" > HbbTV > Aktive.
Përdorimi i "iTV"
Hapja e faqeve të "iTV"
Shumica e kanaleve që mundësojnë "HbbTV" ose
"iTV" ju kërkojnë të shtypni tastin me ngjyrë (të
kuqe) ose tastin OK për të hapur programin e tyre
interaktiv.
Shfletimi në faqet e "iTV"
18