User manual

20.3
Cilësimet e "Ambilight"
Te Ndihma, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe
kërkoni Cilësimet e "Ambilight" për më shumë
informacion.
20.4
Modaliteti "Lounge Light"
Modaliteti "Lounge Light" i televizorit ju lejon të
aktivizoni "Ambilight" kur televizori është në pritje.
Kështu mund të ndriçoni dhomën me "Ambilight".
Pasi të keni kaluar televizorin në pritje dhe dëshironi
të aktivizoni "Ambilight Lounge Light", ndiqni këto
hapa:
1 - Shtypni .
2 - Pasi të keni shtypur , do të aktivizohet
"Ambilight Lounge Light".
3 - Shtypni sërish nëse dëshironi të ndryshoni
efektin e dritës.
4 - Për të çaktivizuar "Ambilight Lounge Light",
shtypni derisa të shihni që dritat të fiken. Mund
t'ju duhet të shtypni disa herë butonin ambilight.
20.5
Alarmi i lindjes së diellit
Alarmi i lindjes së diellit përdor "Ambilight", muzikën
dhe informacione për motin për një përvojë të re
zgjimi.
• Televizori zgjohet në orën dhe ditën e zgjedhur nga
ju.
• Ndez "Ambilight" me aktivizim të ngadaltë të ekranit
me ngjyra dhe muzikë.
• Kaloni ngadalë në parashikimin e motit me sfond të
përputhshëm.
Për të hapur menynë e cilësimeve të alartmi të lindjes
së diellit…
1 - Shtypni për të hapur Menynë e shpejtë.
2 - Zgjidhni Alarmi i lindjes së diellit dhe shtypni
OK për ta hapur.
- Alarmi: caktoni disa alarme deri në 5, për ditë të
përsëritura/përzgjedhura dhe cilësimin Aktiv/Joaktiv.
- Sfondi: ndjekja e motit ose zgjidhni nga kategoritë e
fotove.
- Muzikë: pjesa muzikore që do të luajë gjatë zgjimit.
- Aktivizimi i volumit: volumi i muzikës për t'u caktuar
gjatë zgjimit.
- Moti: cilësimet për parashikimin e motit lokal.
- Pamja paraprake: mund të shikoni paraprakisht
efektin e zgjimit.
Nëse televizori është në gjendje pritjeje dhe arrin
koha e alarmit, televizori do të zgjohet nga gjendja e
pritjes. Pamja e ekranit të zgjimit forcohet gradualisht,
"Ambilight" ndizet, muzika fillon të rritet gradualisht
dhe më pas shfaqet informacioni për motin me
tematikë në sfond.
Për të dalë nga "Alarmi i lindjes së diellit" shtypni
butonin Gjendje pritjeje / Ndezje, BACK
ose HOME në telekomandë.
- Gjendje pritjeje / Ndezje: dilet nga aplikacioni
"Sunrise" dhe televizori kalon në gjendje pritjeje.
- BACK : dilet nga aplikacioni "Sunrise" dhe
televizori kalon në burimin e fundit nga ku është parë
në televizor.
- HOME : dilet nga aplikacioni "Sunrise" dhe
kalohet faqja e hapësit.
- Nëse nga "Alarmi i lindjes së diellit" nuk kalohet në
një aplikacion tjetër brenda 30 minutash nga zgjimi
për lindjen e diellit, atëherë televizori do të fiket
automatikisht në gjendje pritjeje.
Shënim:
Mbajeni aktive lidhjen me internetin në mënyrë që
alarmi i "Sunrise" të funksionojë siç duhet. Alarmi i
lindjes së diellit nuk mund të funksionojë kur
modaliteti i orës së televizorit është caktuar në
manual. Shkoni te menyja e cilësimeve dhe ndryshoni
modalitetin e orës në automatik. Alarmi nuk do të
funksionojë nëse "Vendndodhja" është caktuar në
"Dyqan".
20.6
Ambisleep
"Ambisleep" simulon perëndimin e diellit për të të
ndihmuar të çlodhesh përpara se të flesh. Në fund të
simulimit, televizori do të kalojë automatikisht në
pritje.
Cilësimet > Ambilight > Ambisleep.
"Ambisleep" aktiv
Cilësimet > Ambilight > Ambisleep >
"Ambisleep" aktiv.
Zgjidheni për të aktivizuar "Ambisleep".
Kohëzgjatja
Cilësimet > Ambilight > Ambisleep >
Kohëzgjatja.
Caktoni kohëzgjatjen (në minuta) të "Ambisleep".
Ndriçimi
Cilësimet > Ambilight > Ambisleep > Ndriçimi.
73