User Guide

Table Of Contents
1 - - EXIT
Për t'u kthyer te shikimi i televizorit ose për të ndaluar
një aplikacion interaktiv të televizorit.
2 - Volumi
Shtypni + ose - për të rregulluar nivelin e volumit.
3 - Tastet numerike
Për të zgjedhur direkt një kanal.
4 - TEXT
Për të hapur ose mbyllur "Teletekstin".
5 - Kanali
Shtypni + ose - për të kaluar te kanali vijues ose i
mëparshëm në listën e kanaleve. Për të hapur faqen
vijuese ose të mëparshme tek "Teleteksti".
6 - Pa zë
Për të hequr zërin ose për ta rikthyer.
7 - OPTIONS
Për të hapur ose mbyllur menynë "Opsionet".
Pjesa e poshtme (për modelet e MB)
1 - - EXIT
Për t'u kthyer te shikimi i televizorit ose për të ndaluar
një aplikacion interaktiv të televizorit.
2 - Volumi
Shtypni + ose - për të rregulluar nivelin e volumit.
3 - Tastet numerike
Për të zgjedhur direkt një kanal.
4 - Lista e kanaleve
Për të hapur listën e kanaleve.
5 - Kanali
Shtypni + ose - për të kaluar te kanali vijues ose i
mëparshëm në listën e kanaleve. Për të hapur faqen
vijuese ose të mëparshme tek "Teleteksti".
6 - Pa zë
Për të hequr zërin ose për ta rikthyer.
7 - OPTIONS
Për të hapur ose mbyllur menynë "Opsionet".
4.2
Sensori infrakuq
Televizori mund të marrë komanda edhe nga një
telekomandë që përdor IR (rreze infrakuqe) për të
dërguar komanda. Nëse përdorni telekomandë të tillë,
sigurohuni gjithmonë që ta drejtoni telekomandën
nga sensori infrakuq në pjesën e përparme të
televizorit.
Paralajmërim
Mos vendosni objekte para sensorit infrakuq të
televizorit pasi mund të bllokojë sinjalin.
4.3
Bateritë
Nëse televizori nuk reagon ndaj shtypjes së tasteve të
telekomandës, kësaj mund t'i kenë rënë bateritë.
Për të ndërruar bateritë, hapni folenë e baterive në
pjesën e poshtme prapa të telekomandës.
1 - Rrëshqitni kapakun e folesë së baterive në
drejtimin që tregohet me shigjetë.
2 - Ndërrojini bateritë e vjetra me 2 bateri alkaline të
llojit AAA-R03-1,5 V. Sigurohuni që polet dhe
baterive të vendosen siç duhet.
3 - Rivendosni kapakun e folesë së baterive dhe
rrëshqiteni në vend derisa të puthitet.
12