User Guide

Table Of Contents
15
Cilësimet
15.1
Figura
Cilësimet e figurës
Stili i figurës me AI
Zgjedhja e një stili
Menyja e shpejtë > Cilësimet e shpeshta > Stili i
figurës AI.
Për rregullim me lehtësi të figurës mund të zgjidhni
një stil të paracaktuar.
• "Personal" - Preferencat e figurës që caktoni gjatë
ndezjes fillestare.
• Crystal Clear - Ideal për të parë gjatë ditës
• Kinemaja në shtëpi - Ideale për përvojën e
përditshme të argëtimit me filma në shtëpi.
ECO - Cilësimi më i favorshëm i kursimit të
energjisë - cilësim i fabrikës
• Modaliteti Kineast - Ideal për shikimin e filmave me
efektet origjinale të studios
• Lojë / Lojë (VRR)* - Ideal për të luajtur lojëra. Lojë
(VRR) ofrohet vetëm kur diktohet burim videoje VRR.
• Monitor** - Ideal afishimin e aplikacioneve
kompjuterike. Videoja origjinale luhet me përpunim
minimal.
• Ekspert 1 - Për qëllimin e kalibrimit, mund të shtypni
butonin me ngjyrë APLIKO TË GJITHA për të
kopjuar cilësimet e kalibruara në të gjitha burimet.
• Ekspert 2 - Për qëllimin e kalibrimit, mund të shtypni
butonin me ngjyrë APLIKO TË GJITHA për të
kopjuar cilësimet e kalibruara në të gjitha burimet.
• Calman - Për kalibrimin Calman të ngjyrave
* Stili i figurës - Lojë disponohet vetëm në përdorimin
e videove HDMI dhe aplikacioneve për transmetimin
e videove.
** Stili i figurës - "Monitor" ofrohet vetëm kur burimi i
videos HDMI zbatohet për aplikacione kompjuterike.
Kur televizori merr sinjal HDR (Hybrid Log Gamma,
HDR10 dhe HDR10+), zgjidhni një stil figure më
poshtë:
• HDR Personal
• HDR Crystal Clear
• Kinemaja në shtëpi HDR
• Modaliteti kineast HDR
• Lojë HDR ose Lojë HDR (VRR), në varësi të burimit të
videos
• Monitor HDR
• Ekspert 1 - Për qëllimin e kalibrimit
• Ekspert 2 - Për qëllimin e kalibrimit
• HDR Calman - Për kalibrimin Calman të ngjyrave
Kur televizori merr sinjal "Dolby Vision HDR", zgjidhni
një nga stilet e mëposhtme të figurës:
• HDR Personal
• HDR Crystal Clear
• "Dolby Vision" e ndezur
• "Dolby Vision" e errët
• Lojë Dolby Vision
Rikthimi i një stili
1 - Zgjidhni stilin e figurës që dëshironi të riktheni.
2 - Shtypni tastin me ngjyrë "Rikthe stilin", dhe
shtypni "OK". Stili rikthehet.
Personalizimi i një stili
Çdo cilësim të figurës që rregulloni, si "Ngjyra" apo
"Kontrasti", ruhet te Stili i figurës i zgjedhur aktualisht.
Ju lejon të personalizoni çdo stil.
Vetëm stili Personal mund të ruajë cilësimet për
secilin burim në menynë "Burimet".
Ngjyra, Kontrasti, Qartësia, Niveli i së zezës
Rregullimi i ngjyrës së figurës
Cilësimet > Figura > Ngjyrat.
Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
rregulluar vlerën e fortësisë së ngjyrave të figurës.
Rregullimi i kontrastit të figurës
Cilësimet > Figura > Kontrasti i dritës së
pasme ose Kontrast OLED.
Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
rregulluar vlerën e kontrastit të figurës.
Mund ta ulni vlerën e kontrastit për të pakësuar
konsumin e energjisë.
Rregullimi i qartësisë së figurës
Cilësimet > Figura > Qartësia.
Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
rregulluar vlerën e qartësisë së figurës.
Përshtatja e nivelit të së zezës së figurës
Cilësimet > Figura > Niveli i së zezës.
Shtypnat (lart) ose (poshtë) për të vendosur
nivelin e së zezës së figurës.
Shënim: Vendosja e nivelit të së zezës shumë larg
vlerës referencë (50) mund të rezultojë në kontrast
më të ulët (detaji i errët zhduket ose figurra e zezë
bëhet gri).
52