User Guide

Table Of Contents
3
Konfigurimi
3.1
Lexoni për sigurinë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni
televizorin.
Për të lexuar udhëzimet, te Ndihma, shtypni tastin
me ngjyrë Termat dhe kërkoni Udhëzimet e
sigurisë.
3.2
Bazamenti i televizorit dhe
montimi në mur
Bazamenti i televizorit
Udhëzimet për montimin e bazamentit të televizorit
mund t'i gjeni në udhëzuesin e shpejtë që vjen me
televizorin. Në rast se ju ka humbur ky udhëzues,
mund ta shkarkoni nga www.philips.com/TVsupport.
Përdorni numrin e llojit të televizorit për të kërkuar e
shkarkuar Udhëzuesin e shpejtë.
Montimi në mur
Televizori juaj është i përgatitur gjithashtu për suport
muri të standardit VESA (shitet veçmas).
Përdorni kodin e mëposhtëm VESA gjatë blerjes së
suportit të murit. . .
• 48OLED707
VESA MIS-F 300x300, M6 (min.: 10 mm, maks.: 15
mm)
• 55OLED707
VESA MIS-F 300x300, M6 (min.: 10 mm, maks.: 15
mm)
• 65OLED707
VESA MIS-F 300x300, M6 (min.: 10 mm, maks.: 15
mm)
Kujdes
Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe
duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë
standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit.
Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para
pozicionimit të televizorit.
"TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për
montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të
shkaktojnë aksident ose lëndim.
3.3
Këshilla mbi vendosjen
• Pozicionojeni televizorin në vende ku drita nuk bie
drejtpërdrejt në ekran.
• Errësoni ndriçimin në dhomë për efekt më të mirë të
"Ambilight".
• Distanca ideale për të parë televizor është 2 deri në
5 herë sa gjatësia diagonale e ekranit. Kur jeni të ulur,
sytë duhet të jenë në një nivel me mesin e ekranit.
• Kur e montoni në mur, pozicionojeni televizorin deri
në 15 cm larg murit.
Shënim:
Mbajeni televizorin larg burimeve që prodhojnë
pluhur, si p.sh. sobat. Sugjerohet t'i pastroni rregullisht
pluhurat për të shmangur futjen e tij në televizor.
3.4
Kordoni elektrik
• Futni kordonin elektrik në folenë POWER në pjesën
e pasme të televizorit.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur mirë në
fole.
• Sigurohuni që mund ta arrini gjithmonë spinën te
priza në mur.
• Kur hiqni kordonin nga priza, tërhiqni gjithmonë
spinën dhe asnjëherë kordonin.
Edhe pse televizori ka konsum shumë të ulët energjie
8