User Guide

Table Of Contents
Rreth funksionit "Video me porosi"
Me funksionin Video me porosi , mund të merrni
filma me qira nga një videotekë në internet.
Mund ta lejoni funksionin "Video me porosi" të bëjë
disa rekomandime të personalizuara për filmat,
bazuar në shtetin tuaj, instalimin e televizorit dhe
programet që shikoni rregullisht.
Ikona do të shfaqet në pjesën e sipërme të
ekranit vetë mur të ofrohet funksioni Video me porosi.
Pagesa
Kur blini apo merrni një film me qira, mund të paguani
videotekën në mënyrë të sigurt me kartën e
kreditit. Shumica e videotekave ju kërkojnë të krijoni
një llogari identifikimi herën e parë që merrni një film
me qira.
Trafiku në internet
Transmetimi i shumë videove mund të shkaktojë
tejkalimin e limitit mujor të trafikut në internet.
Përdorimi i funksionit "Video me
porosi"
Për të hapur funksionin "Video me porosi"…
1 - Shtypni për të hapur Menynë e shpejtë.
2 - Zgjidhni Zgjedhjet më të mira për të hapur
menynë "Zgjedhjet më të mira".
3 - Zgjidhni Video me porosi në pjesën e
sipërme të ekranit dhe shtypni OK.
4 - Përdorni tastet e shfletimit për të zgjedhur një
poster filmi.
5 - Shtypni Kthehu për ta mbyllur.
Kur hapni Video me porosi, televizorit mund t'i duhen
disa sekonda për të freskuar informacionin e faqes.
Mund të zgjidhni një videotekë specifike nëse ofrohen
më shumë se një.
Për të marrë një film me qira…
1 - Kaloni treguesin mbi një poster filmi. Pas disa
sekondash do të shfaqet informacion i kufizuar.
2 - Shtypni OK për të hapur faqen e filmit në
videotekë për një përmbledhje të filmit.
3 - Konfirmoni porosinë.
4 - Bëni pagesën në televizor.
5 - Filloni shikimin. Mund të përdorni
tastin (Luajtje) dhe (Pushim).
85