User Guide

Table Of Contents
• Nëse dhomëza e baterisë nuk mbyllet në mënyrë të
sigurt, ndalo përdorimin e produktit dhe mbaje larg
nga fëmijët.
• Nëse mendon se bateritë mund të jenë gëlltitur ose
futur në brendësi të ndonjë pjese të trupit, kërko
menjëherë kujdes mjekësor.
• Rrezik shpërthimi ose zjarri nëse bateria
zëvendësohet me një lloj të pasaktë.
• Zëvendësimi i baterisë me një lloj të pasaktë mund
të zhvlerësojë një masë mbrojtëse (për shembull, në
rastin e disa llojeve të baterive me litium).
• Hedhja e një baterie në zjarr ose në një sobë të
nxehtë apo shtypja dhe prerja mekanike e një baterie,
gjë e cila mund të rezultojë në shpërthim.
• Lënia e baterisë në një ambient rrethues me
temperaturë jashtëzakonisht të lartë, e cila mund të
rezultojë në shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit
të ndezshëm.
• Bateria e ekspozuar ndaj presionit jashtëzakonisht të
ulët të ajrit, e cila mund të rezultojë në shpërthim ose
rrjedhje të lëngut ose gazit të ndezshëm.
Rreziku i mbinxehjes
Mos e instaloni asnjëherë televizorin në hapësirë të
mbyllur. Lini gjithmonë një hapësirë prej së paku 10
cm (ose 4 inç) rreth tij për ajrim. Sigurohuni që perdet,
ose sende të tjera, të mos i mbulojnë kurrë vrimat e
ajrimit të televizorit.
Stuhitë me vetëtima
Shkëputeni televizorin nga priza dhe antena përpara
stuhive me vetëtima.
Gjatë stuhive me vetëtima, mos prekni kurrë asnjë
pjesë të televizorit, kordonit elektrik ose kabllos së
antenës.
Rreziku i dëmtimit të dëgjimit
Evitoni përdorimin e kufjeve me volum të lartë ose për
periudha të zgjatura kohore.
Temperaturat e ulëta
Nëse televizori transportohet në temperatura nën 5°C
(ose 41°F), shpaketojeni dhe prisni derisa temperatura
e tij të përkojë me temperaturën e dhomës pastaj
vendoseni në prizë.
Lagështia
Në raste të rralla, në varësi të temperaturës dhe të
lagështisë, mund të ketë kondensim të lehtë në
pjesën e brendshme të xhamit të përparmë (në disa
modele të televizorit). Për ta parandaluar këtë, mos e
ekspozoni televizorin ndaj dritës së drejtpërdrejtë të
diellit, nxehtësisë ose lagështisë së tepërt. Nëse
ndodh kondensim, do të zhduket vetë pas pak orësh
pune të televizorit.
Lagështia nga kondensimi nuk e dëmtojnë televizorin
dhe nuk shkaktojnë keqfunksionim.
29.2
Kujdesi për ekranin
• Mos e prekni, shtyni, fshini ose godisni ekranin me
objekte.
• Hiqeni televizorin nga priza përpara se ta pastroni.
• Pastrojeni televizorin dhe kornizën e tij me një leckë
të butë e të lagur dhe fshijeni lehtë. Shmangni prekjen
e dritave LED të "Ambilight"* në pjesën e pasme të
televizorit. Mos përdorni asnjëherë substanca si
alkooli, kimikatet ose solucionet pastruese për
shtëpinë.
• Për të shmangur deformimet dhe zbehjen e ngjyrës,
fshijini pikat e ujit sa më shpejt të jetë e mundur.
• Shmangini figurat statike sa më shumë të jetë e
mundur. Figurat statike janë figura që mbeten në
ekran për periudha të gjata. Ato përfshijnë menytë në
ekran, shiritat e zinj, ekranet e orës etj. Nëse ju duhet
të përdorni figura statike, reduktoni kontrastin dhe
ndriçimin e ekranit për të shmangur dëmtimin e tij.
* "Ambilight" me LED ofrohet vetëm për modelet që
mbështetin funksionin "Ambilight".
99