operation manual

Table Of Contents
20.3
Cilësimet e "Ambilight"
Te Ndihma, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe
kërkoni Cilësimet e "Ambilight" për më shumë
informacion.
20.4
Modaliteti "Lounge Light"
Modaliteti "Lounge Light" i televizorit ju lejon të
aktivizoni "Ambilight" kur televizori është në pritje.
Kështu mund të ndriçoni dhomën me "Ambilight".
Pasi të keni kaluar televizorin në pritje dhe dëshironi
të aktivizoni "Ambilight Lounge Light", ndiqni këto
hapa:
1 - Shtypni .
2 - Pasi të keni shtypur , do të aktivizohet
"Ambilight Lounge Light".
3 - Shtypni sërish nëse dëshironi të ndryshoni
efektin e dritës.
4 - Për të çaktivizuar "Ambilight Lounge Light",
shtypni derisa të shihni që dritat të fiken. Mund
t'ju duhet të shtypni disa herë butonin ambilight.
20.5
Alarmi i lindjes së diellit
Alarmi i lindjes së diellit përdor "Ambilight", muzikën
dhe informacione për motin për një përvojë të re
zgjimi.
• Televizori zgjohet në orën dhe ditën e zgjedhur nga
ju.
• Ndez "Ambilight" me aktivizim të ngadaltë të ekranit
me ngjyra dhe muzikë.
• Kaloni ngadalë në parashikimin e motit me sfond të
përputhshëm.
Për të hapur menynë e cilësimeve të alartmi të lindjes
së diellit…
1 - Shtypni për të hapur Menynë e shpejtë.
2 - Zgjidhni Alarmi i lindjes së diellit dhe shtypni
OK për ta hapur.
- Alarmi: caktoni deri në 5 alarme, për ditë të
përsëritura/të caktuara, me cilësime për
aktivizim/çaktivizim.
- Sfondi: ndiqni motin ose zgjidhni nga kategoritë e
fotografive.
- Muzika: pjesa muzikore që do të luhet kur të
zgjoheni.
- Aktivizimi i volumit: volumi i muzikës që do të
caktohet kur të zgjoheni.
- Moti: cilësimet për parashikimin e motit lokal.
- Pamja paraprake: mund të shihni paraprakisht
efektin e zgjimit.
Nëse televizori është në gjendje pritjeje dhe arrin
koha e alarmit, televizori do të zgjohet nga gjendja e
pritjes. Aktivizimi i ngadaltë i ekranit të zgjimit,
"Ambilight" është aktiv, muzika aktivizohet ngadalë
dhe më pas shfaqen informacione për motin me
sfondin.
Për të dalë nga alarmi i "Sunrise", shtypni tastin
Standby/On, Back ose HOME
telekomandë.
- Standby/On: del nga aplikacioni "Sunrise" dhe e
kalon televizorin në pritje.
- Back : del nga aplikacioni "Sunrise" dhe kalon te
burimi i shikuar së fundi i televizorit.
- HOME : del nga aplikacioni "Sunrise" dhe kalon
te hapësi.
- Nëse nuk kalohet nga alarmi i "Sunrise" në një
aplikacion tjetër pas 30 minutash që prej zgjimit të
"Sunrise", televizori do të fiket automatikisht dhe do të
kalojë në pritje.
Shënim:
Mbajeni aktive lidhjen me internetin në mënyrë që
alarmi i "Sunrise" të funksionojë siç duhet. Alarmi i
lindjes së diellit nuk mund të funksionojë kur
modaliteti i orës së televizorit është caktuar në
manual. Shkoni te menyja e cilësimeve dhe ndryshoni
modalitetin e orës në automatik. Alarmi nuk do të
funksionojë nëse "Vendndodhja" është caktuar në
"Dyqan".
20.6
Ambisleep
"Ambisleep" simulon perëndimin e diellit për të të
ndihmuar të çlodhesh përpara se të flesh. Në fund të
simulimit, televizori do të kalojë automatikisht në
pritje.
Cilësimet > Ambilight > Ambisleep.
"Ambisleep" aktiv
Menyja e shpejtë > Cilësimet e shpeshta
> "Ambisleep" aktiv.
Zgjidheni për të aktivizuar "Ambisleep".
Kohëzgjatja
Cilësimet > Ambilight > Ambisleep >
Kohëzgjatja.
Caktoni kohëzgjatjen (në minuta) të "Ambisleep".
Ndriçimi
75