User Guide

Table Of Contents
4. Konfigurimi
4.1. Lexoni udhëzimet mbi
sigurinë
Lexoni udhëzimet mbi sigurinë përpara se të përdorni
televizorin.
Për të lexuar udhëzimet, te Ndihma > Manuali i
përdorimit, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe
kërkoni Siguria dhe kujdesi.
4.2. Vendosja e televizorit
Këshilla mbi vendosjen
• Pozicionojeni televizorin në vende ku drita nuk bie
drejtpërdrejt në ekran.
• Errësoni ndriçimin në dhomë për efekt më të mirë të
"Ambilight".
• Distanca ideale për të parë televizor është 2 deri në
5 herë sa gjatësia diagonale e ekranit. Kur jeni të ulur,
sytë duhet të jenë në një nivel me mesin e ekranit.
• Distanca e rekomanduar nga muri:
A. Kur montohet në mur, televizori duhet të vendoset
7 deri në 10 cm larg nga muri.
B. Kur montohet në bazament, televizori duhet të
vendoset 10 deri në 20 cm larg nga muri, në varësi të
madhësisë së bazamentit.
Shënim:
Mbajeni televizorin larg burimeve që prodhojnë
pluhur, si p.sh. sobat. Sugjerohet t'i pastroni rregullisht
pluhurat për të shmangur futjen e tij në televizor.
Bazamenti i televizorit
Udhëzimet për montimin e bazamentit të televizorit
mund t'i gjeni në udhëzuesin e shpejtë që vjen me
televizorin. Në rast se ju ka humbur ky udhëzues,
mund ta shkarkoni nga www.philips.com/TVsupport.
Përdorni numrin e modelit të televizorit për të kërkuar
e shkarkuar Udhëzuesin e shpejtë.
Montimi në mur
Televizori është gjithashtu i përgatitur për suport muri
(shitet veçmas).
Madhësia e suportit të murit mund të ndryshojë në
varësi të mbështetëses së prapme, shihni Udhëzuesin
e shpejtë në paketimin e produktit për të parë
madhësinë që i përkon televizorit tuaj.
Përdor përmasat e mëposhtme të suportit të murit kur
blen një suport muri.
• 43PUS89x9
100x200, M6 (minimumi: 10 mm, maks.: 12 mm)
• 50PUS89x9
200x300, M6 (minimumi: 10 mm, maks.: 16 mm)
• 55PUS89x9
200x300, M6 (minimumi: 10 mm, maks.: 16 mm)
• 65PUS89x9
300x300, M6 (minimumi: 12 mm, maks.: 20 mm)
• 75PUS89x9
300x300, M8 (minimumi: 26 mm, maks.: 39 mm)
Kujdes
Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe
duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar.
Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë
standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit.
Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para
pozicionimit të televizorit.
"TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për
montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të
shkaktojnë aksident ose lëndim.
4.3. Ndezja e televizorit
Lidhja e kordonit elektrik
• Futni kordonin elektrik në folenë POWER në pjesën
e pasme të televizorit.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur mirë në
fole.
• Sigurohuni që mund ta arrini gjithmonë spinën te
priza në mur.
• Kur hiqni kordonin nga priza, tërhiqni gjithmonë
spinën dhe asnjëherë kordonin.
11