User Guide

Table Of Contents
Për më shumë informacion mbi shikimin ose luajtjen e
materialeve nga njësia "Flash USB", te Ndihma,
shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe kërkoni
Fotot, videot dhe muzika.
5.8. Bluetooth®
Çfarë ju duhet
Mund të lidhni një pajisje me valë me "Bluetooth®"
me televizorin – me një altoparlant apo kufje me valë.
Për të luajtur zërin e televizorit në një altoparlant me
valë, duhet ta çiftoni televizorin me altoparlantin me
valë. Televizori mund të luajë zë vetëm nga një
altoparlant njëkohësisht.
Kujdes - Sinkronizimi zë-figurë
Shumë sisteme altoparlantësh me Bluetooth® kanë
një të ashtuquajtur "vonesë" të lartë. Vonesë e lartë
do të thotë që zëri mbetet pas videos, duke humbur
sinkronizimin me lëvizjen e buzëve. Para se të blini një
sistem altoparlantësh me valë me Bluetooth®,
informohuni rreth modeleve më të reja dhe kërkoni
një pajisje me vonesë të ulët. Pyesni shitësin për
këshillë.
Çiftimi i një pajisjeje
Vendoseni altoparlantin me valë brenda një distance
5 metra nga televizori. Lexoni manualin e përdorimit
të pajisjes për informacion specifik mbi çiftimin dhe
rrezen me valë. Sigurohuni që cilësimi Bluetooth®
është i aktivizuar në televizor.
Kur çiftohet një altoparlant me valë, mund ta zgjidhni
të luajë zërin e televizorit. Kur pajisja çiftohet, nuk
është e nevojshme ta çiftoni sërish nëse nuk e hiqni.
Për të çiftuar një pajisje me Bluetooth® me televizorin:
1 - Ndizeni pajisjen me Bluetooth® dhe vendoseni
brenda rrezes së televizorit.
2 - Zgjidhni (Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me
valë dhe rrjetet dhe shtypni (në të djathtë) për të
hyrë në meny.
3 - Zgjidhni Bluetooth > Kërkimi për pajisje me
"Bluetooth", dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK. Ndiqni
udhëzimet në ekran. Pajisjen do ta çiftoni me
televizorin dhe ky do ta ruajë lidhjen. Mund të duhet
të shkëputni një pajisje të çiftuar në fillim nëse është
arritur numri maksimal i pajisjeve të çiftuara.
5 - Zgjidhni llojin e pajisjes dhe shtypni OK.
6 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Çiftimi i shpejtë
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhja me valë dhe
rrjetet > Bluetooth > Çiftimi i shpejtë.
Aktivizojeni për të mundësuar çiftimin e shpejtë të
kufjeve Philips me Bluetooth®.
Zgjedhja e një pajisjeje
Për të zgjedhur një pajisje me valë:
1 - Zgjidhni (Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me
valë dhe rrjetet dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Bluetooth > Pajisjet me Bluetooth dhe
shtypni OK.
3 - Zgjidhni pajisjen me valë në listë dhe shtypni OK.
4 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Heqja e një pajisjeje
Ju mund ta lidhni ose ta shkëputni një pajisje me valë
me Bluetooth®. Mund edhe ta hiqni pajisjen me valë
me Bluetooth®. Nëse hiqni një pajisje me Bluetooth®,
ajo do të shkëputet.
Heqja ose shkëputja e një pajisjeje me valë:
1 - Zgjidhni (Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me
valë dhe rrjetet dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Bluetooth > Heqje pajisjeje me
"Bluetooth" dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni pajisjen me valë në listë dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Shkëput ose Shçifto dhe shtypni OK.
5 - Zgjidhni OK dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
6 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
17