User Guide

Table Of Contents
drejt një televizori tjetër "Philips".
* Shënim: vetëm porta USB që ka shënimin USB 2
mbështet veprimin e kopjimit të listës së kanaleve.
Kontrolli i versionit të listës së kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Kanalet > Kopjimi i
listës së kanaleve ose Kopjimi i listës së satelitëve
> Versioni aktual
Ngarkimi i një liste kanalesh
Drejt televizorëve të painstaluar
Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të
ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një
mënyrë tjetër.
Drejt një televizori ende të painstaluar
1 - Për të filluar instalimin, futeni televizorin në prizë
dhe zgjidhni gjuhën e shtetin. Mund ta anashkaloni
kërkimin e kanaleve. Përfundoni instalimin.
2 - Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e
kanaleve të televizorit tjetër.
3 - Për të nisur ngarkimin e listës së kanaleve,
zgjidhni (Kryefaqja) > Cilësimet
> Kanalet > Kopjimi i listës së kanaleve ose Kopjimi
i listës satelitore > Kopjo në televizor dhe shtyp OK.
Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
4 - Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve
kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash
USB".
Drejt televizorëve të instaluar
Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të
ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një
mënyrë tjetër.
Drejt një televizori të instaluar
1 - Verifikoni cilësimin e shtetit tek televizori. (Për të
verifikuar këtë cilësim, shikoni seksionin Riinstalimi i
kanaleve. Filloni këtë procedurë derisa të arrini
cilësimin e shtetit. Shtypni Kthehu për të anuluar
instalimin.)
Nëse shteti është i saktë, vazhdoni me hapin 2.
Nëse shteti nuk është i saktë, duhet të filloni një
riinstalim. Shikoni seksionin Riinstalimi i kanaleve dhe
filloni instalimin. Zgjidhni shtetin e saktë dhe
anashkaloni kërkimin e kanaleve. Përfundoni
instalimin. Kur ta keni përfunduar, vazhdoni me hapin
2.
2 - Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e
kanaleve të televizorit tjetër.
3 - Për të nisur ngarkimin e listës së kanaleve,
zgjidhni (Kryefaqja) > Cilësimet
> Kanalet > Kopjimi i listës së kanaleve or Kopjimi
i listës së satelitore > Kopjo në TV dhe shtypni OK.
Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
4 - Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve
kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash
USB".
Opsionet e kanaleve
Hapja e opsioneve
Mund të caktoni disa opsione ndërkohë që shikoni një
kanal.
Në varësi të llojit të kanalit që po shikoni ose në varësi
të cilësimeve të televizorit që keni caktuar, ofrohen
disa opsione.
Për të hapur menynë e opsioneve…
1 - Ndërkohë që shikoni një kanal, shtypni
OPTIONS.
2 - Për ta mbyllur, shtypni sërish OPTIONS.
Informacioni i programit
Zgjidhni Informacioni i programit për të parë
informacionin e programit që po shikoni.
Për të shfaqur detajet e programit të zgjedhur…
1 - Sintonizohuni në kanal.
2 - Shtypni INFO për të hapur ose për të mbyllur
informacionin e programit.
3 - Si alternativë, mund të shtypni OPTIONS,
zgjidhni Informacione mbi programin dhe shtypni OK
për të hapur informacionet mbi programin.
4 - Shtypni Kthehu për të mbyllur informacionin
mbi programin.
Titrat
Për të aktivizuar "Titrat", shtypni OPTIONS dhe
zgjidhni Titrat.
Mund t'i kaloni titrat në Titra aktive ose Titra
joaktive. Përndryshe mund të zgjidhni Automatike.
Automatike
Nëse informacionet e gjuhës janë pjesë e
transmetimit dixhital dhe programi i transmetuar nuk
është në gjuhën tuaj (gjuha e caktuar në televizor),
televizori mund të shfaqë automatikisht titrat në një
nga gjuhët tuaja të preferuara. Njëra nga këto gjuhë
titrash duhet të jetë edhe pjesë e transmetimit.
Gjuhët e preferuara të titrave mund t'i zgjidhni
te Gjuha e titrave.
24