User Guide

Table Of Contents
- Aktivizimi i volumit: volumi i muzikës për t'u caktuar
gjatë zgjimit.
- Moti: cilësimet për parashikimin e motit lokal.
- Pamja paraprake: mund të shikoni paraprakisht
efektin e zgjimit.
Nëse televizori është në gjendje pritjeje dhe arrin
koha e alarmit, televizori do të zgjohet nga gjendja e
pritjes. Pamja e ekranit të zgjimit forcohet gradualisht,
"Ambilight" ndizet, muzika fillon të rritet gradualisht
dhe më pas shfaqet informacioni për motin me
tematikë në sfond.
Për të dalë nga alarmi i "Sunrise", shtypni butonin
Në pritje / Ndezur, Kthehu ose (Kryefaqja)
në telekomandë.
- Në pritje / Ndezur: dilet nga aplikacioni
"Sunrise" dhe televizori kalon në gjendje pritjeje.
- Kthehu : dilet nga aplikacioni "Sunrise" dhe
televizori kalon në burimin e fundit nga ku është parë
në televizor.
- (Kryefaqja): dilet nga aplikacioni "Sunrise" dhe
kalohet te faqja e hapësit.
- Nëse nga alarmi i "Sunrise" nuk kalohet në një
aplikacion tjetër brenda 30 minutash nga zgjimi i
"Sunrise", atëherë televizori do të fiket automatikisht
në gjendje pritjeje.
Shënim:
Mbajeni aktive lidhjen me internetin në mënyrë që
alarmi i "Sunrise" të funksionojë siç duhet. Alarmi i
lindjes së diellit nuk mund të funksionojë kur
modaliteti i orës së televizorit është caktuar në
manual. Shkoni te menyja e cilësimeve dhe ndryshoni
modalitetin e orës në automatik. Alarmi nuk do të
funksionojë nëse "Vendndodhja" është caktuar në
"Dyqan".
Me valë dhe rrjetet
Rrjeti i shtëpisë
Për të përdorur të gjitha funksionalitetet e "Smart TV
Philips", ky i fundit duhet të jetë i lidhur me internetin.
Lidheni televizorin me një rrjet shtëpie me lidhje
interneti të shpejtësisë së lartë. Televizorin mund ta
lidhni me rrugëzuesin e rrjetit me anë të valëve ose
me tel.
Lidhja në rrjet
Lidhja me valë
Çfarë ju duhet
Për të lidhur me valë televizorin me internetin
nevojitet një rrugëzues Wi-Fi me lidhje në
internet. Përdorni lidhje të shpejtësisë së lartë
(brezgjerë) me internetin.
Kryerja e lidhjes - Me valë
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë dhe
rrjetet > Me tel ose "Wi-Fi" > Lidhja me
rrjetin > Me valë (Wi-Fi)
1 - Në listën e rrjeteve të gjetura zgjidhni emrin e
rrjetit tuaj me valë. Nëse rrjeti nuk gjendet në listë pasi
emri është i fshehur (keni çaktivizuar transmetimin e
SSID së rrugëzuesit), zgjidhni funksionin "Shto rrjet të
ri" për ta shkruar vetë emrin e rrjetit.
2 - Vendos kodin e enkriptimit. Nëse e keni dhënë
më parë kodin e enkriptimit për këtë rrjet, mund të
zgjidhni OK për ta kryer menjëherë lidhjen.
3 - Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një
mesazh.
Ndezja ose fikja e Wi-Fi
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë &
rrjetet > Me tel ose me “Wi-Fi” > >”Wi-Fi”
aktiv/joaktiv
Lidhja me tel
Çfarë ju duhet
Për të lidhur televizorin me internetin, nevojitet një
rrugëzues rrjeti me lidhje me internetin. Përdorni
lidhje të shpejtësisë së lartë (brezgjerë) me internetin.
Kryerja e lidhjes
(Kryefaqja) > Cilësimet > Me valë dhe rrjetet >
Me tel ose "Wi-Fi" > Lidhja me rrjetin > Me tel
46