User Guide

Table Of Contents
13. Smart TV and
Aplikacionet
13.1. Konfigurimi i "Smart TV"
Herën e parë që hapni "Smart TV", duhet të
konfiguroni lidhjen. Lexoni dhe bini dakord me
kushtet për të vazhduar.
Faqja kryesore e "Smart TV" është lidhja juaj me
internetin. Mund të merrni filma me qira në internet, të
lexoni gazeta, të shikoni video dhe të dëgjoni muzikë,
si dhe të bëni pazar në internet apo të shikoni
programe televizive kur të dëshironi me "Televizorin
në internet".
"TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi në
lidhje me materialet dhe cilësinë e materialeve të
ofruara nga ofruesit e shërbimit të materialeve.
13.2. Dyqani i aplikacioneve
Hapni skedën Aplikacionet te Kryefaqja e ekranit për
të shfletuar aplikacionet, koleksionin e faqeve të
internetit të përshtatura për televizor.
Gjeni një aplikacion për video në "YouTube", një
gazetë kombëtare, një album fotografik në internet,
etj. Ka aplikacione për të marrë një video me qira nga
një videotekë në internet dhe aplikacione për të parë
programet që keni humbur. Nëse aplikacioni tek
Aplikacionet nuk përmban atë që kërkoni, provoni
"Rrjetin e gjerë botëror" dhe lundroni në internet në
televizor.
Kategoritë e aplikacioneve
Ju mund t'i renditni aplikacionet tek Aplikacionet
kategori të ndryshme si Të reja, Video, Argëtim, Lajme
ose Stil i jetesës.
Aplikacionet e paraqitura
Në këtë dritare "Philips" paraqet një sërë
aplikacionesh të rekomanduara për ju. Mund t'i
zgjidhni dhe instaloni për të pasuruar televizorin tuaj
Smart.
Internet
Aplikacioni "Internet" hap "Rrjetin e gjerë botëror" në
televizor.
Në të, ju mund të shikoni çdo faqe interneti, por
shumica prej tyre nuk janë të përshtatshme për
ekranin e televizorit.
- Disa përbërës shtesë (si p.sh. për të parë faqe ose
video) nuk ofrohen në televizor.
- Faqet e internetit shfaqen me radhë dhe në ekran të
plotë.
55