User Guide

Table Of Contents
22. Zgjidhja e
problemeve
22.1. Këshilla
Nëse nuk mund të gjeni zgjidhje për problemin e
televizorit te Diagnostikimi, mund të
përdorni Termat te Ndihma > Manuali i
përdorimit për të gjetur informacionin që kërkoni.
Zgjidhni një fjalë kyçe për të shkuar në faqen më të
përafërt te manuali i përdorimit.
Nëse manuali i përdorimit nuk i përgjigjet pyetjes suaj,
mund të shkoni në faqen e mbështetjes në internet të
"Philips".
Për të zgjidhur problemet e televizorit Philips, mund t'i
drejtoheni ndihmës që ofrojmë në internet. Mund të
zgjidhni gjuhën tuaj dhe të jepni numrin e modelit të
produktit.
Shkoni te www.philips.com/TVsupport.
Te faqja mbështetëse në internet mund të gjeni
numrin e telefonit të kontaktit me ne për shtetin tuaj,
si edhe përgjigjet për pyetjet e shpeshta (FAQ). Në
disa shtete mund të bisedoni me një nga
bashkëpunëtorët tanë për t'i bërë pyetjet drejtpërdrejt
apo për të dërguar një pyetje me email.
Softuerin e televizorit apo manualin mund ta
shkarkoni për ta lexuar në kompjuter.
"Ndihma e televizorit" në tabletë, celular inteligjent
ose kompjuter
Për t'i zbatuar më lehtë sekuencat e zgjeruara të
udhëzimeve, "Ndihmën për televizorin" mund ta
shkarkoni në format PDF, për ta lexuar në celularin
inteligjent, në tabletë ose në kompjuter. Përndryshe,
mund të printoni faqen përkatëse "Ndihma" nga
kompjuteri.
Për të shkarkuar "Ndihma" (manualin e përdorimit)
shkoni te www.philips.com/TVsupport
22.2. Aktivizimi
Televizori nuk ndizet
• Hiqni kordonin elektrik nga priza. Prisni për një
minutë dhe futeni sërish në prizë. Sigurohuni që
kordoni elektrik është lidhur në mënyrë të sigurt.
Provoni ta ndizni sërish.
• Lidheni televizorin me një prizë tjetër të rrjetit elektrik
dhe provoni ta ndizni.
• Shkëputni të gjitha pajisjet e lidhura nga televizori
dhe provoni ta ndizni.
• Nëse është ndezur drita e pritjes, televizori mund të
mos i përgjigjet telekomandës.
Tingull kërcitës gjatë ndezjes ose fikjes
Gjatë ndezjes apo kalimit të televizorit në modalitet
pritjeje, skeleti i tij lëshon një tingull kërcitës. Tingulli
kërcitës shkaktohet nga zgjerimi dhe tkurrja normale e
televizorit kur nxehet dhe ftohet. Kjo nuk ndikon në
performancë.
Pas shfaqjes së ekranit të ndezjes "Philips", televizori
kthehet në modalitet pritjeje
Kur televizori është në pritje, shfaqet ekrani i ndezjes i
"Philips" dhe më pas kthehet në modalitet pritjeje. Kjo
është sjellje normale. Kur televizori shkëputet dhe
rilidhet me rrymën elektrike, ekrani i ndezjes do të
shfaqet në ndezjen tjetër. Për ta kaluar televizorin nga
pritja në aktiv, shtypni (Në pritje / Aktiv) në
telekomandë ose në televizor.
Drita e pritjes vazhdon të pulsojë
Hiqni kordonin elektrik nga priza. Prisni 5 minuta dhe
lidheni sërish. Nëse drita pulson sërish, kontaktoni me
qendrën e Philips të kujdesit ndaj klientit.
Te Ndihma > Manuali i përdorimit, shtypni tastin
me ngjyrë Fjalët kyçe dhe kërkoni Informacioni
i kontaktit.
Televizori fiket vetvetiu
Nëse televizori fiket befas, mund të jetë aktivizuar
cilësimi Fikja me orar. Me opsionin Fikja me
orar televizori fiket pas 4 orësh nëse nuk merr sinjale
nga telekomanda. Për të shmangur këtë fikje
automatike, mund ta çaktivizoni si opsion. Te Ndihma
> Manuali i përdorimit, shtypni tastin me
ngjyrë Termat dhe kërkoni funksionin Fikja me
orar.
Gjithashtu, televizori fiket automatikisht nëse për 10
minuta nuk merr sinjal televiziv apo komandë nga
telekomanda.
22.3. Telekomanda
Televizori nuk përgjigjet ndaj komandave të
telekomandës
• Ndezja e televizorit kërkon pak kohë. Gjatë kësaj
kohe nuk reagon ndaj komandave të telekomandës
apo të televizorit. Kjo është sjellje normale.
• Telekomandës mund t'i kenë rënë bateritë.
Ndërrojini bateritë me të reja.
67