operation manual

Table Of Contents
5.3
Renditja e listës së kanaleve
Mund të rendisni listën e kanaleve me të gjitha
kanalet. Mund të caktoni që lista e kanaleve të tregojë
vetëm kanalet televizive ose vetëm stacionet
radiofonike. Për kanalet e antenës/kabllorit mund të
caktoni që lista të tregojë kanalet e hapura ose ato të
koduara.
Për të caktuar një filtër në një listë me të gjitha
kanalet...
1 - Shtypni .
2 - Shtypni OK për të hapur listën aktuale të
kanaleve.
3 - Shtypni OPTIONS.
4 - Zgjidhni Zgjidh listën e kanaleve dhe
shtypni OK.
5 - Zgjidhni Filtro kanalet e antenës ose Filtro
kanalet e kabllorit sipas listës që doni të filtroni, dhe
shtypni OK.
6 - Në menynë Opsionet, zgjidhni filtrin që dëshironi
dhe shtypni OK për ta aktivizuar. Emri i filtrit shfaqet si
pjesë e emrit të listës së kanaleve sipër kësaj të fundit.
7 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni për të mbyllur menynë.
5.4
Shikimi i kanaleve
Sintonizimi në një kanal
Për të filluar shikimin e kanaleve televizive, shtypni
. Televizori sintonizohet në kanalin e fundit që keni
parë.
Ndërrimi i kanaleve
Për të ndërruar kanalet, shtypni ose .
Nëse e dini numrin e kanalit, shkruajeni me tastet
numerike. Për ta ndërruar menjëherë kanalin, shtypni
OK pasi të keni shkruar numrin.
Nëse ka informacion nga interneti, televizori shfaq
emrin dhe detajet e programit aktual, të ndjekur nga
emri dhe detajet e programit vijues.
Kanali i mëparshëm
Për t'u rikthyer te kanali ku ishit sintonizuar më parë,
shtypni Kthehu.
Mund të sintonizoheni në kanale edhe nga një Listë
kanalesh.
Kyçja e kanalit
Kyçja dhe shkyçja e një kanali
Kanalet mund t'i kyçni për të parandaluar shikimin
nga fëmijët. Për të parë një kanal të kyçur, fillimisht
duhet të jepni kodin PIN 4-shifror të funksionit Kyçja
për fëmijët. Programet nuk i kyçni dot nga pajisjet e
lidhura.
Për të kyçur një kanal…
1 - Shtypni .
2 - Shtypni OK për të hapur listën e kanaleve.
Ndryshoni listën e kanaleve nëse është e nevojshme.
3 - Zgjidhni kanalin që dëshironi të kyçni.
4 - Shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Kyç kanalin
dhe shtypni OK.
5 - Shkruani kodin PIN 4-shifror nëse e kërkon
televizori. Kanali i kyçur shënohet me një (dry).
6 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Për të shkyçur një kanal…
1 - Shtypni .
2 - Shtypni OK për të hapur listën e kanaleve.
Ndryshoni listën e kanaleve nëse është e nevojshme.
3 - Zgjidhni kanalin që dëshironi të shkyçni.
4 - Shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Shkyç
kanalin dhe shtypni OK.
5 - Shkruani kodin PIN 4-shifror nëse e kërkon
televizori.
6 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
Nëse kyçni ose shkyçni kanalet në listë kanalesh,
duhet ta shkruani vetëm një herë kodin PIN derisa të
mbyllni listën e kanaleve.
Te Ndihma, shtypni tastin me
ngjyrë Termat dhe kërkoni Kyçja për fëmijët për
më shumë informacion.
Klasifikimi prindëror
Mund të caktoni një klasifikim sipas moshës për të
parandaluar shikimin e programeve të
papërshtatshme për fëmijët sipas moshës.
Kanalet dixhitale mund t'i kenë programet të
klasifikuara sipas moshës. Kur klasifikimi sipas moshës
i një programi është i njëjtë ose më i lartë sesa mosha
që keni caktuar si klasifikim sipas moshës për fëmijën
tuaj, programi kyçet. Për të parë një program të
kyçur, fillimisht duhet të vendosni kodin e Klasifikimi
prindëror (disponohet vetëm për disa shtete të
caktuara).
Për të caktuar një klasifikim sipas moshës…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kyçja për
fëmijë > Klasifikimi prindëror dhe shtypni OK.
14