operation manual

Table Of Contents
5
Lidhjet
5.1
Udhëzuesi i lidhjeve
Gjithmonë lidheni pajisjen me televizorin me lidhjen
më cilësore të mundshme. Gjithashtu, përdorni kabllo
të cilësisë së lartë për të garantuar transferim të mirë
të figurës dhe zërit.
Kur lidhni një pajisje, televizori e njeh llojin e saj dhe i
jep secilës pajisje emrin e saktë të llojit. Mund ta
ndryshoni emrin e llojit nëse dëshironi. Nëse pajisjes i
caktohet emri i duhur i llojit, televizori kalon
automatikisht në cilësimet e tij ideale kur kaloni te kjo
pajisje në menynë "Burimet".
5.2
Antena
Futeni mirë fishën e antenës në folenë Antena
pjesën e pasme të televizorit.
Mund të lidhni antenën tuaj ose sinjalin e antenës nga
një sistem shpërndarjeje të sinjalit të antenës.
Përdorni fole antene RF IEC për koaksial 75 om.
Përdoreni këtë lidhje antene për sinjale hyrëse DVB-T
dhe DVB-C.
5.3
Satelitori
Lidhni fishën satelitore tip "F" me folenë
satelitore SAT në pjesën e pasme të televizorit.
5.4
Pajisja e videos
HDMI
Lidhja HDMI ka cilësinë maksimale të figurës dhe të
zërit.
Për transferimin e sinjalit me cilësi maksimale,
përdorni kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë dhe mos
përdorni kabllo HDMI më të gjatë se 5 m, dhe
gjithashtu lidhni pajisje që mbështesin HDR në
çdonjërën nga lidhjet HDMI.
Mbrojtja nga kopjimi
Foletë HDMI mbështesin HDCP (mbrojtje e
materialeve dixhitale të shpejtësisë së lartë). HDCP
është një sinjal i mbrojtjes nga kopjimi që parandalon
kopjimin e materialeve nga disku DVD ose disku Blu-
ray. Përmendet gjithashtu edhe si DRM (menaxhim i
të drejtave dixhitale).
13