operation manual

Table Of Contents
celulare.
2 - Në celular, zgjidhni televizorin. (Ky televizor do të
shfaqet me emrin e modelit)
3 - Zgjidhni emrin e televizorit në celular, dhe pas
lidhjes, mund të shijoni përdorimin e pasqyrimit të
ekranit.
Ndalimi i ndarjes
Ndarjen e ekranit mund të ndaloni nga televizori ose
nga pajisja celulare.
Nga pajisja
Me aplikacionin që përdorni për të nisur pasqyrimin e
ekranit, mund të shkëputeni dhe të ndaloni shikimin e
ekranit të pajisjes në televizor. Televizori do të
rikthehet në programin e fundit të zgjedhur.
Nga televizori
Për të ndaluar shikimin e ekranit të pajisjes në
televizor, mund të . . .
• shtypni EXIT për të parë një teletransmetim
• shtypni (Kryefaqja) për të nisur një veprim tjetër
në televizor
• shtypni SOURCES për të hapur menynë
"Burimet" dhe të zgjidhni një pajisje të lidhur.
Bllokimi i pajisjes
Në kërkesën e parë për lidhje që merrni nga pajisja,
ajo mund të bllokohet. Kërkesa e dërguar nga kjo
pajisje dhe të gjitha kërkesat e tjera në të ardhmen do
të anashkalohen.
Për të bllokuar një pajisje...
Zgjidhni Blloko... dhe shtypni OK.
Zhbllokimi i të gjitha pajisjeve
Të gjitha pajisjet e lidhura më parë, si dhe pajisjet e
bllokuara ruhen në listën e lidhjeve të pasqyrimit të
ekranit. Nëse e fshini këtë listë, të gjitha pajisjet e
bllokuara do të zhbllokohen.
Për të zhbllokuar të gjitha pajisjet…
(Kreu) > Cilësimet > Të gjitha
cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel ose
me "Wi-Fi" > Rivendos lidhjet e pasqyrimit të ekranit.
Bllokimi i një pajisjeje të lidhur më parë
Nëse dëshironi të bllokoni një pajisje që keni lidhur
më parë, fillimisht duhet të fshini listën e lidhjeve të
pasqyrimit të ekranit. Nëse e fshini këtë listë, do t''ju
duhet të rikonfirmoni ose ribllokoni lidhjen për çdo
pajisje.
Rivendosja e lidhjeve të pasqyrimit të ekranit
Të gjitha pajisjet e lidhura më parë ruhen në listën e
lidhjeve të pasqyrimit të ekranit.
Për të spastruar të gjitha pajisjet e lidhura me
pasqyrimin e ekranit…
(Kreu) > Cilësimet > Të gjitha
cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel ose
me "Wi-Fi" > Rivendos lidhjet e pasqyrimit të
ekranit.
Vonesa e ekranit
Vonesa normale gjatë ndarjes së ekranit me
pasqyrimin e ekranit është rreth 1 sekondë. Ajo mund
të zgjasë më shumë nëse përdorni pajisje të vjetra me
fuqi më të ulët procesimi.
Aplikacionet - Aplikacioni
telekomandues "Philips"
Me aplikacionin e telekomandës, mund të komandoni
mediat që keni përreth. Dërgoni foto, muzikë ose
video në ekranin e madh të televizorit ose shikoni
kanalet televizive drejtpërdrejt në tabletë ose celular.
Kërkoni çfarë dëshironi të shikoni në "Guidën
televizive" dhe shikojeni në celular ose në televizor.
Me këtë aplikacion, mund ta përdorni celularin si
telekomandë*.
Shkarkojeni sot aplikacionin Philips TV Remote nga
dyqani i preferuar i aplikacioneve.
Aplikacioni i telekomandës "Philips" ofrohet për
sistemet "iOS" dhe "Android" dhe është pa pagesë.
5.7
Pajisje të tjera
Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+
Rreth CI+
Televizori është gati për modulin e hyrjes së
kushtëzuar CI+.
Me CI+ mund të shikoni programe HD me pagesë, si
p.sh. filma dhe sport, të cilat ofrohen nga operatorët
televizivë dixhitalë në rajonin tuaj. Këto programe
kodohen nga operatori televiziv dhe dekodohen me
një modul të parapaguar CI+.
Kur abonoheni për programet e tyre me pagesë,
operatorët televizivë dixhitalë ofrojnë modulin CI+
(moduli me hyrje të kushtëzuar - CAM) dhe një kartë
shoqëruese "Smart". Këto programe kanë nivel të
lartë mbrojtjeje nga kopjimi.
15