operation manual

Table Of Contents
Kontaktoni operatorin televiziv dixhital për më tepër
informacion mbi kushtet.
Kartë "Smart"
Kur abonoheni për programet e tyre me pagesë,
operatorët televizivë dixhitalë ofrojnë modulin CI+
(moduli me hyrje të kushtëzuar - CAM) dhe një kartë
shoqëruese "Smart".
Futni kartën "Smart" në modulin CAM. Shihni
udhëzimet e marra nga operatori.
Për të futur modulin CAM në televizor…
1. Shihni në modulin CAM për mënyrën e saktë të
futjes. Futja e pasaktë mund ta dëmtojë modulin CAM
dhe televizorin.
2. Ndërsa shihni në pjesën e pasme të televizorit, me
modulin CAM të drejtuar nga vetja, futeni me kujdes
në folenë COMMON INTERFACE.
3. Shtyjeni modulin CAM deri në fund. Lëreni gjithnjë
në fole.
Kur ndizni televizorin, mund të duhet pak kohë për
aktivizimin e modulit CAM. Nëse keni futur modulin
CAM dhe keni paguar tarifat e abonimit (format e
abonimit mund të ndryshojnë), mund t'i shikoni
kanalet e koduara që mbështeten nga karta "Smart" e
modulit CAM.
Moduli CAM dhe karta "Smart" janë ekskluzivisht për
televizorin tuaj. Nëse e hiqni modulin "CAM", nuk do
të mund t'i shikoni më kanalet e koduara të
mbështetura nga moduli CAM.
Vendosja e fjalëkalimeve dhe i kodeve PIN
Për disa module CAM duhet të jepni një kod PIN për
t'i parë kanalet. Kur caktoni kodin PIN për modulin
CAM, ju rekomandojmë të përdorni të njëjtin kod që
përdorni për kyçjen e televizorit.
Për të caktuar kodin PIN për modulin CAM…
1. Shtypni SOURCES .
2. Zgjidhni llojin e kanalit për të cilin po përdorni
modulin CAM.
3. Shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Ndërfaqja e
përbashkët.
4. Zgjidhni operatorin e televizorit të modulit CAM.
Ekranet vijuese shfaqen nga operatori televiziv.
Ndiqni udhëzimet në ekran për të kërkuar cilësimin e
kodit PIN.
Njësia "Flash USB"
Mund t'i shikoni fotot dhe të luani muzikën dhe videot
tuaja nga njësia e lidhur "Flash USB". Futni një njësi
"Flash USB" në njërën nga lidhjet USB në televizor
ndërkohë që ky është ndezur.
Televizori dikton njësinë "Flash" dhe hap një listë që
tregon përmbajtjet e saj.
Nëse lista e përmbajtjeve nuk shfaqet automatikisht,
shtypni SOURCES dhe zgjidhni USB.
Për më shumë informacion mbi shikimin ose luajtjen e
materialeve nga njësia "Flash USB", te Ndihma,
shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe kërkoni
Fotot, videot dhe muzika.
5.8
Kompjuteri
Mund ta lidhni kompjuterin me televizorin duke
përdorur një kabllo HDMI të cilësisë së lartë dhe ta
përdorni televizorin si monitor kompjuteri.
* Shënim për përdoruesit e kartave grafike Nvidia:
Nëse e lidhni kompjuterin me televizorin nëpërmjet
HDMI, karta Nvidia mund të nxjerrë automatikisht
16