operation manual

Table Of Contents
7
Kanalet
7.1
Rreth kanaleve dhe ndërrimit
të tyre
Shikimi i kanaleve televizive
• Shtypni . Televizori sintonizohet në kanalin e
fundit që keni parë.
Shtypni (Kryefaqja) >
Televizori > Kanalet dhe shtypni OK.
• Shtypni + ose - për të ndërruar kanalet.
• Nëse e dini numrin e kanalit, shkruajeni me tastet
numerike. Për ta ndërruar kanalin, shtypni OK pasi të
keni shkruar numrin.
• Për t'u rikthyer te kanali ku ishit sintonizuar më parë,
shtypni Kthehu .
Për të kaluar në një kanal nga lista e kanaleve
• Ndërkohë që shikoni një kanal televiziv, shtypni OK
për të hapur listën e kanaleve.
• Lista e kanaleve mund të ketë disa faqe me kanale.
Për të shfaqur faqen vijuese ose të mëparshme,
shtypni + ose -.
• Për të mbyllur listat e kanaleve pa ndërruar kanalet,
shtypni Kthehu ose EXIT .
Ikonat e kanaleve
Pas një përditësimi automatik të listës së kanaleve,
kanalet e gjetura rishtas shënohen me një (yll).
Nëse e kyçni një kanal, ai shënohet me një (kyç).
Kanalet radiofonike
Nëse ka transmetim dixhital, stacionet dixhitale
radiofonike instalohen gjatë instalimit. Kaloni në një
kanal radioje njëlloj si me kanalet televizive.
Ky televizor mund të marrë sinjal standard dixhital
televiziv DVB. Televizori mund të mos funksionojë siç
duhet me disa operatorë televizionesh dixhitale që
nuk pajtohen plotësisht me specifikimet e standardit.
7.2
Instalimi i kanalit
Antena dhe kabllori
Kërkimi manual për kanale dhe cilësimet e tyre
Kërkimi për kanale
Përditësimi i kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi i
kanaleve
1 - Zgjidhni Nis tani dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Përditësimi i kanaleve për të shtuar
vetëm kanalet e reja dixhitale.
3 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK për të
përditësuar kanalet. Kjo mund të zgjasë disa minuta.
Riinstalimi i shpejtë
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi i
kanaleve
1 - Zgjidhni Nis tani dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Riinstalim i shpejtë për t'i instaluar sërish
të gjitha kanalet me cilësimet bazë.
3 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK për të
përditësuar kanalet. Kjo mund të zgjasë disa minuta.
Riinstalimi i avancuar
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi i
kanaleve
1 - Zgjidhni Nis tani dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Riinstalim i avancuar për të kryer një
riinstalim të plotë hap pas hapi.
3 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK për të
përditësuar kanalet. Kjo mund të zgjasë disa minuta.
Cilësimet e kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi i
kanaleve > Riinstalim i avancuar
1 - Zgjidhni Nis tani dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Riinstalim i avancuar për të kryer një
riinstalim të plotë hap pas hapi.
3 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni shtetin ku ndodheni aktualisht dhe
shtypni OK.
5
- Zgjidhni Antena (DVB-T) ose Kabllori (DVB-C) ,
dhe zgjidhni një artikull që duhet të riinstaloni.
6 - Zgjidhni Kanalet dixhitale dhe analoge, Vetëm
kanalet dixhitale ose Vetëm kanalet analoge.
7 - Zgjidhni Cilësimet dhe shtypni OK.
8 - Shtypni Rivendosje për t'i rivendosur, ose
shtypni Fund pasi të keni përfunduar cilësimet.
Kërkimi për frekuenca
Zgjidhni mënyrën e kërkimit për kanale.
I shpejtë: zgjidhni metodën më të shpejtë dhe
përdorni cilësimet e paracaktuara siç përdoren nga
shumica e operatorëve kabllorë në shtetin tuaj.
I plotë: Nëse kjo mënyrë nuk jep kanale të
instaluara ose nëse mungojnë disa kanale, mund të
zgjidhni mënyrën e zgjeruar Kërkim i plotë. Kjo
mënyrë kërkon më shumë kohë për kërkimin dhe
instalimin e kanaleve.
19