operation manual

Table Of Contents
8
Guida televizive
8.1
Çfarë ju duhet
Me funksionin "Guida televizive" mund të shihni listën
e programeve televizive dhe të programeve aktuale
dhe të planifikuara të kanaleve tuaja. Në varësi të
origjinës së informacionit (të të dhënave) të guidës
televizive, do të shfaqen kanalet analoge dhe
dixhitale ose vetëm kanalet dixhitale. Jo të gjitha
kanalet televizive ofrojnë informacionin e guidës
televizive.
Televizori mund të mbledhë informacion të guidës
televizive për kanalet e instaluara (p.sh. kanalet që
shikoni me funksionin "Shikimi televiziv"). Televizori
nuk mund të mbledhë informacion të guidës
televizive për kanalet e shikuara nga një marrës
dixhital.
8.2
Përdorimi i guidës televizive
Hapja e guidës televizive
Për të hapur guidën televizive, shtypni TV GUIDE .
Shtypni sërish TV GUIDE për ta mbyllur.
Herën e parë që hapni funksionin "Guida televizive",
televizori kontrollon të gjitha kanalet televizive për
informacione mbi programet e tyre. Ky veprim mund
të zgjasë disa minuta. Të dhënat e guidës televizive
ruhen në televizor.
Sintonizimi në një program
Kalimi te një program
• Mund të kaloni nga Guida televizive te një program
aktual.
• Për të zgjedhur një program, përdorni tastet me
shigjeta për të theksuar emrin e programit.
• Kaloni djathtas për të parë programet e planifikuara
për më vonë po atë ditë.
• Për të kaluar te programi (kanali), zgjidhni programin
dhe shtypni OK.
Shfaqja e detajeve të programit
Për të shfaqur detajet e programit të zgjedhur, shtypni
INFO .
Ndryshimi i ditës
Nëse informacioni i guidës televizive vjen nga
transmetuesi, për të parë programin e një prej ditëve
të ardhshme, shtypni Kanali lart. Shtypni Kanali
poshtë për t'u kthyer te dita e mëparshme.
Përndryshe, mund të shtypni OPTIONS dhe të
zgjidhni Ndrysho ditën.
Kërkimi sipas zhanrit
Nëse jepen informacione, programet e planifikuara
mund t'i kërkoni sipas zhanrit si p.sh filma, sporte etj.
Për të kërkuar programet sipas zhanrit, shtypni
OPTIONS dhe zgjidhni Kërkim sipas zhanrit.
Zgjidhni një zhanër dhe shtypni OK. Do të shfaqet
një listë me programet e gjetura.
28