operation manual

Table Of Contents
2
Softueri
2.1
Përditëso softuerin
Kërkimi për përditësime
Përditësimi nga interneti
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditëso softuerin >
Kërkimi i përditësimeve > Interneti (Rekomandohet)
Kërkoni vetë përditësimin e softuerit.
• Nëse televizori është lidhur me internetin, mund të
merrni një mesazh për përditësimin e softuerit të
televizorit. Nevojitet lidhje interneti me shpejtësi të
lartë (përshtatës me bandë të gjerë). Nëse merrni
mesazh të tillë, ju rekomandojmë ta kryeni
përditësimin.
• Gjatë përditësimit të softuerit nuk ka figurë dhe
televizori do të fiket dhe rindizet. Kjo mund të ndodhë
disa herë. Përditësimi mund të zgjasë disa minuta.
• Prisni derisa të shfaqet sërish figura në televizor.
Mos shtypni butonin e energjisë në televizor ose
në telekomandë gjatë përditësimit të softuerit.
Përditësimi nga USB
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditëso
softuerin > Kërkimi i përditësimeve > USB
• Për të ngarkuar softuerin në televizor, ju nevojitet një
kompjuter me lidhje të shpejtë interneti dhe një
pajisje memorieje USB.
• Përdorni një pajisje memorieje USB me hapësirë të
lirë 512 MB. Sigurohuni që mbrojtja ndaj shkrimit të
mos jetë aktive.
1 - Nisja e përditësimit në televizor
Zgjidhni Përditësimi i softuerit > Kërkimi i
përditësimeve > USB dhe më pas shtypni OK.
2 - Identifikimi i televizorit
Futni memorien USB në një nga lidhjet e USB në
televizor.
Zgjidhni Nisje dhe shtypni OK. Te pajisja e
memories USB do të shkruhet një skedar identifikimi.
3 - Shkarkimi i softuerit të televizorit
- Futni memorien USB në kompjuter.
- Në pajisjen e memories USB gjeni
skedarin update.html dhe klikojeni dy herë.
- Klikoni Dërgo ID-në.
- Nëse disponohet softuer i ri, shkarkoni skedarin .zip.
- Pas shkarkimit, shpaketoni skedarin dhe kopjoni
skedarin autorun.upg në pajisjen e memories USB.
- Këtë skedar mos e vendosni në dosje.
4 - Përditësimi i softuerit të televizorit
Futeni sërish në televizor memorien USB. Përditësimi
do të fillojë automatikisht.
Televizori fiket vetë për 10 sekonda dhe rindizet
automatikisht. Prisni.
Mos . . .
• e përdorni telekomandën
• e hiqni pajisjen e memories USB nga televizori
• shtypni dy herë
• shtypni butonin e energjisë në televizor
Televizori fiket vetë (për 10 sekonda) dhe rindizet
automatikisht. Prisni.
Softueri i televizorit u përditësua. Mund ta përdorni
sërish televizorin.
Për të parandaluar përditësimin aksidental të softuerit
të televizorit, fshini skedarin autorun.upg nga pajisja e
memories USB.
Përditësimet lokale
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditëso
softuerin > Kërkimi i
përditësimeve > USB > Përditësimet lokale.
Për shitësit dhe përdoruesit ekspertë.
2.2
Versioni i softuerit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i
softuerit > Të dhënat e softuerit aktual
Për të parë versionin aktual të softuerit të televizorit.
2.3
Përditësimi automatik i
softuerit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i
softuerit > Përditësimi automatik i softuerit
Aktivizimi i përditësimit automatik të softuerit për të
përditësuar softuerin e televizorit automatikisht.
Lëreni televizorin në pritje.
Kur cilësimi aktivizohet, përmirësimi shkarkohet kur
televizori është i ndezur dhe instalohet 15 minuta pasi
televizori ka kaluar në pritje (për sa kohë që nuk ka
asnjë alarm të planifikuar).
Kur cilësimi çaktivizohet, në ekran shfaqet mesazhi
"Përmirëso tani" / "Më vonë".
5