operation manual

Table Of Contents
21.4
Kanalet
Gjatë instalimit nuk u gjet asnjë kanal dixhital
• Kontrolloni nëse televizori ishte lidhur me një antenë
ose po përdor një sinjal operatori. Kontrolloni lidhjet
kabllore.
• Kontrolloni nëse shteti ku po instaloni televizorin ka
kanale të disponueshme dixhitale.
• Kontrolloni nëse keni zgjedhur sistemin e duhur DVB
(transmetimet dixhitale me video). Zgjidhni DVB-T
(tokësor) kur përdorni një antenë ose një antenë të
përbashkët, zgjidhni DVB-C (kabllor) nëse përdorni
shërbim kabllor televiziv.
• Kryeni sërish instalimin dhe kontrolloni nëse keni
zgjedhur shtetin dhe sistemin e duhur.
Gjatë instalimit nuk u gjet asnjë kanal analog
• Kontrolloni nëse televizori ishte lidhur me një
antenë. Kontrolloni lidhjet kabllore.
• Kontrolloni nëse keni zgjedhur sistemin e duhur DVB
(transmetimet dixhitale me video). Zgjidhni DVB-T
(tokësor) kur përdorni një antenë ose një antenë të
përbashkët.
• Kryeni sërish instalimin dhe zgjidhni Kanalet
dixhitale dhe analoge gjatë instalimit.
Disa kanale janë zhdukur, nuk gjenden dot të gjitha
ose disa kanalet të instaluara më parë
• Kontrolloni nëse keni zgjedhur Listën e
kanaleve ose Listën e preferencave të duhur që
përdorni normalisht.
• Disa kanale mund të jenë lëvizur ose fshirë nga
transmetuesi. Në listën normale të kanaleve, provoni
të kërkoni për atë që mungon. Nëse kanali është ende
i disponueshëm, mund ta riktheni në listën e
preferencave.
• Një kanal mund të fshihet nga lista gjatë Përditësimit
automatik të kanaleve. Këto përditësime automatike
kryhet gjatë natës nëse televizori është në pritje.
Në listën e kanaleve do të fshihen kanalet që nuk
ekzistojnë më dhe do të shtohen kanale të reja. Në
veçanti, një kanal mund të fshihet pasi televizori
mund të mos e gjejë gjatë kërkimit. Ai mund të mos
transmetojë gjatë natës.
Për të shmangur fshirjen e kanaleve
gjatë Përditësimit automatik të kanaleve për shkak
se televizori nuk arrin t'i gjejë, megjithëse këto kanale
ekzistojnë ende, mund të çaktivizoni Përditësimin
automatik të kanaleve.
(Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet >
Kanalet > Instalimi i antenës/kabllorit, Instalimi i
satelitorit* > Përditësimi automatik i kanaleve
* Instalimi i satelitorit është vetëm për modelet që
mbështesin funksione satelitore.
Kanali DVB-T2 HEVC
• Shihni specifikimet teknike për t'u siguruar që
televizori mbështet DVB-T2 HEVC në shtetin tuaj dhe
riinstaloni kanalin DVB-T.
21.5
Satelitori
Televizori nuk i gjen satelitët që dua ose televizori
instalon të njëjtin satelit dy herë
Sigurohuni që në fillim të instalimit të jetë caktuar
numri i saktë i satelitëve te "Cilësimet". Televizorin
mund ta caktoni të kërkojë për një, dy ose 3/4 satelitë.
Koka LNB dyshe nuk gjen dot satelit të dytë
• Nëse televizori gjen njërin satelit, por nuk mund të
gjejë të dytin, rrotullojeni me disa gradë antenën
parabolike. Pozicionojeni në mënyrë që të marrë
sinjalin më të fortë te sateliti i parë. Kontrolloni
treguesin e fuqisë së sinjalit në ekran.
• Kontrolloni nëse cilësimet janë caktuar në opsionin
"Dy satelitë".
Ndryshimi i cilësimeve të instalimit nuk e zgjidhi
problemin
Të gjitha cilësimet, satelitët dhe kanalet ruhen vetëm
pas përfundimit të instalimit.
Janë zhdukur të gjitha kanalet satelitore
Nëse përdorni sistem "Unicable", sigurohuni që te
cilësimet të caktoni dy numra unikë bande përdoruesi
për të dy marrësit e integruar. Mund të ndodhë që një
marrës tjetër satelitor në sistemin "Unicable" të
përdorë të njëjtin numër bande përdorimi.
Disa kanale satelitore duket se janë zhdukur nga lista
e kanaleve
Nëse disa kanale rezultojnë të jenë zhdukur apo
zhvendosur, transmetuesi mund të ketë ndryshuar
vendndodhjen e transponderit të këtyre kanaleve. Për
të rivendosur pozicionet e kanaleve te lista e
kanaleve, mund të provoni të përditësoni paketat e
kanaleve.
Nuk heq dot një satelit
Paketat e pajtimit nuk mundësojnë heqjen e
satelitëve. Për të hequr satelitin, duhet të kryeni sërish
instalimin e plotë dhe të zgjidhni një paketë tjetër.
Ndonjëherë sinjali i marrjes është i dobët
• Kontrolloni nëse antena satelitore është montuar
mirë. Erërat e forta mund ta lëvizin.
• Bora dhe shiu mund të përkeqësojnë marrjen e
sinjalit.
21.6
Figura
Nuk ka figurë / figura del e deformuar
• Kontrolloni nëse televizori është lidhur me një
antenë ose po përdor një sinjal operatori. Kontrolloni
lidhjet kabllore.
57