operation manual

Table Of Contents
21.7
Zëri
Nuk ka zë ose zëri ka cilësi të dobët
• Kontrolloni nëse cilësimet e zërit të televizorit janë
në rregull duke shtypur tastin e volumit ose
të heqjes së zërit.
• Nëse përdorni një marrës dixhital (dekodues),
kontrolloni që volumi në këtë marrës të mos jetë
caktuar në 0 ose pa zë.
• Kontrolloni që televizori - sinjali zanor - të jetë i
lidhur siç duhet me sistemin e kinemasë, nëse
përdorni një sistem të tillë për zërin e
televizorit. Kontrolloni nëse e keni lidhur kabllon
HDMI në një lidhje HDMI1 ARC në sistemin e
kinemasë.
• Sigurohuni që dalja e audios të jetë lidhur me hyrjen
e audios në sistemin e kinemasë.
Zëri duhet të dëgjohet nga altoparlantët e HTS
(Sistemi i kinemasë në shtëpi).
Zë me zhurmë të lartë
Nëse shikoni video nga kompjuteri ose njësia e lidhur
"Flash USB", zëri nga sistemi i kinemasë mund të dalë
i deformuar. Kjo zhurmë dëgjohet kur skedari audio
ose video ka zë DTS, por sistemi i kinemasë nuk ka
procesim zëri DTS. Këtë cilësim mund ta rregulloni
duke caktuar Formatin e daljes dixhitale
televizorit në Stereo.
Shtypni (Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha
cilësimet > Zëri > Të avancuara > Formati i daljes
dixhitale
21.8
HDMI - UHD
HDMI
• Vini re se mbështetja HDCP (mbrojtja e materialeve
dixhitale të shpejtësisë së lartë) mund ta zgjasë kohën
që i duhet televizorit për shfaqjen e materialit nga
pajisja HDMI.
• Nëse televizori nuk e njeh pajisjen HDMI dhe nuk
shfaq figurë, kalojeni burimin nga pajisja aktuale te një
tjetër dhe kthejeni sërish te pajisja e parë.
• Ky është një televizor "Ultra HD". Disa pajisje të
vjetra - të lidhura me HDMI - nuk e njohin
elektronikisht një televizor "Ultra HD" dhe mund të
mos funksionojnë siç duhet ose mund të shfaqin
figurë ose zë të deformuar. Për të shmangur
keqfunksionimin e pajisjes, mund ta caktoni cilësinë e
sinjalit në një nivel që pajisja mund ta përballojë.
Nëse pajisja nuk përdor sinjale "Ultra HD", mund ta
çaktivizoni "Ultra HD" për këtë lidhje HDMI.
Nëse figura apo zëri i një pajisjeje të lidhur me HDMI
është e deformuar, shikoni nëse një cilësim
tjetër HDMI Ultra HD mund ta zgjidhë këtë problem.
Te Ndihma > Manuali i përdorimit, shtypni tastin
me ngjyrë Termat dhe kërkoni HDMI Ultra HD.
• Nëse zëri ndërpritet herë pas here, sigurohuni që
cilësimet e daljes nga pajisja HDMI të jenë të sakta.
HDMI "EasyLink" nuk funksionon
• Kontrolloni që pajisjet HDMI mbështesin "HDMI-
CEC". Veçoritë e EasyLink funksionojnë vetëm me
pajisjet që mbështesin HDMI-CEC.
Nuk shfaqet ikona e volumit
• Kjo është diçka normale kur lidhet një pajisje audio
"HDMI-CEC" dhe përdorni telekomandën e televizorit
për të rregulluar nivelin e volumit nga pajisja.
21.9
USB
Nuk shfaqen foto, video dhe muzika nga pajisja
USB
• Kontrolloni nëse pajisja ruajtëse USB caktohet në
përputhje me kategorinë e ruajtjes masive, siç
përshkruhet në dokumentet e pajisjes ruajtëse.
• Kontrolloni nëse pajisja ruajtëse USB përputhet me
televizorin.
• Kontrolloni nëse formatet e skedarëve të audios dhe
të videos mbështeten nga televizori. Për më shumë
informacion, te Ndihma, shtypni tastin me
ngjyrë Termat dhe kërkoni Multimedia.
Luajtje me ndërprerje e skedarëve USB
• Performanca e transferimit e pajisjes ruajtëse USB
mund ta kufizojë shpejtësinë e transferimit të të
dhënave te televizori gjë që shkakton luajtje jo të
mirë.
21.10
Wi-Fi dhe Internet
Rrjeti "Wi-Fi" nuk u gjet ose sinjali është i çrregullt
• Kontrolloni nëse muret mbrojtëse në rrjetin tuaj
lejojnë përdorimin e lidhjes me valë të televizorit.
• Nëse rrjeti me valë nuk funksionon siç duhet në
shtëpinë tuaj, provoni instalimin e rrjetit me tela.
Interneti nuk funksionon
• Nëse lidhja me rrugëzuesin është në rregull,
kontrolloni lidhjen e rrugëzuesit me internetin.
Lidhja e kompjuterit me internetin është e ngadaltë
• Shikoni manualin e përdorimit të rrugëzuesit me valë
për informacion mbi rrezen në mjedisin brenda,
shpejtësinë e transferimit dhe faktorë të tjerë të
cilësisë së sinjalit.
• Për rrugëzuesin përdorni lidhje të shpejtësisë së lartë
(brezgjerë) me internetin.
DHCP
• Nëse lidhja nuk kryhet, mund të kontrolloni
konfigurimin e DHCP (protokolli dinamik i konfigurimit
të hostit) të rrugëzuesit. DHCP duhet të jetë aktive.
59