operation manual

Table Of Contents
3
Udhëzuesi i shpejtë
3.1
Telekomanda
Bateritë dhe pastrimi
Ndërrimi i baterive
Nëse televizori nuk reagon ndaj shtypjes së tasteve të
telekomandës, kësaj mund t'i kenë rënë bateritë.
Për të ndërruar bateritë, hapni folenë e baterive në
anën e pasme të telekomandës.
1 - Rrëshqitni kapakun e folesë së baterive në
drejtimin që tregohet me shigjetë.
2 - Ndërroni bateritë e vjetra me 2 bateri të
llojit AAA-R03-1,5 V . Sigurohuni që polet + dhe - të
baterive të vendosen siç duhet.
3 - Rivendosni kapakun e folesë së baterive dhe
rrëshqiteni në vend derisa të puthitet.
• Hiqini bateritë nëse nuk e përdorni telekomandën
për kohë të gjatë.
• Hidhini bateritë e vjetra sipas udhëzimeve të
përfundimit të përdorimit.
Pastrimi
Telekomanda është e veshur me një shtresë
rezistente ndaj gërvishtjeve.
Për ta pastruar telekomandën, përdorni një leckë të
butë e të lagur. Mos përdorni asnjëherë mbi
telekomandë substanca si alkooli, kimikatet ose
solucionet pastruese për shtëpinë.
Përmbledhje e tasteve
Pjesa e sipërme
1 - Në pritje / Aktiv
Për të ndezur televizorin ose për ta kthyer në gjendje
pritjeje.
2 - OPTIONS
Për të hapur ose për të mbyllur menynë "Opsionet".
3 -
Për të hapur aplikacionin "Amazon prime video".
4 -
Për të hapur direkt aplikacionin "Netflix". Me
televizorin ndezur ose nga modaliteti i pritjes.
• Nëse keni një pajtim anëtarësie "Netflix", mund të
shijoni "Netflix" në këtë televizor. Televizori duhet të
jetë i lidhur me internetin.
• Shtypni për të hapur aplikacionin "Netflix".
"Netflix" mund ta hapni menjëherë nga një televizor
në pritje.
www.netflix.com
5 - INFO
Për të hapur ose për të mbyllur informacionet mbi
programin.
6 - SMART TV
Për të hapur faqen kryesore të "Smart TV".
7 -
Për të hapur aplikacionin "Rakuten TV".
8 - SOURCES
Për të hapur menynë "Burimet".
9 - Kërko
Për të hapur faqen e kërkimit të "Smart TV".
Pjesa e sipërme (për modelet e MB)
7