User Guide

Table Of Contents
transmetimin origjinal të biteve nga HDMI ARC në
sistemin të zërit të lidhur me HDMI.
- Sigurohuni që pajisjet e luajtjes së zërit të
mbështesin funksionin "Dolby Atmos".
- Dalja SPDIF (DIGITAL AUDIO OUT - Dalja e zërit
dixhital) do të çaktivizohet gjatë transmetimit të
materialeve "Dolby Digital Plus".
Nivelimi i daljes dixhitale
(Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri >
avancuara > Nivelimi i daljes dixhitale
Rregulloni nivelin e lartësisë së zërit nga pajisja e
lidhur me daljen e zërit dixhital (SPDIF) ose HDMI.
• Zgjidhni Më shumë për një volum më të lartë.
• Zgjidhni Më pak për një volum më të lehtë.
Vonesa e daljes dixhitale
(Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri >
avancuara > Vonesa e daljes dixhitale
Për disa sisteme kinemaje mund të nevojitet rregullimi
i vonesës së sinkronizimit të audios për të kryer
sinkronizimin e zërit me figurën. Zgjidhni Joaktiv
nëse është caktuar vonesë zëri në sistemin e
kinemasë.
Shmangia e daljes dixhitale (mundësohet vetëm kur
"Vonesa e daljes dixhitale" është caktuar "Aktive")
(Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri >
avancuara > Shmangia e daljes dixhitale
• Nëse nuk mund ta caktoni vonesën në sistemin
Kinemaja në shtëpi, mund të caktoni televizorin që të
sinkronizojë zërin.
• Mund të caktoni një zhvendosje që kompenson
kohën që i nevojitet sistemit Kinemaja në shtëpi për
përpunimin e zërit të figurës së televizorit.
• Mund ta caktoni vlerën nga 0 deri në 60 ms.
Njoftimi i "Dolby Atmos"
(Kryefaqja) > Cilësimet > zëri > Njoftimi i
"Dolby Atmos"
Aktivizo ose Çaktivizo njoftimin e "Dolby Atmos" kur
fillojnë të luajnë përmbajtje të "Dolby Atmos" në
televizor.
Me valë dhe rrjetet
Rrjeti i shtëpisë
Për të përdorur të gjitha funksionalitetet e "Smart TV
Philips", ky i fundit duhet të jetë i lidhur me internetin.
Lidheni televizorin me një rrjet shtëpie me lidhje
interneti të shpejtësisë së lartë. Televizorin mund ta
lidhni me rrugëzuesin e rrjetit me anë të valëve ose
me tel.
Lidhja në rrjet
Lidhja me valë
Çfarë ju duhet
Për të lidhur me valë televizorin me internetin
nevojitet një rrugëzues Wi-Fi me lidhje në
internet. Përdorni lidhje të shpejtësisë së lartë
(brezgjerë) me internetin.
Kryerja e lidhjes - Me valë
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë dhe
rrjetet > Me tel ose "Wi-Fi" > Lidhja me
rrjetin > Me valë (Wi-Fi)
1 - Në listën e rrjeteve të gjetura zgjidhni emrin e
rrjetit tuaj me valë. Nëse rrjeti nuk gjendet në listë pasi
emri është i fshehur (keni çaktivizuar transmetimin e
SSID së rrugëzuesit), zgjidhni funksionin "Shto rrjet të
ri" për ta shkruar vetë emrin e rrjetit.
2 - Vendos kodin e enkriptimit. Nëse e keni dhënë
më parë kodin e enkriptimit për këtë rrjet, mund të
zgjidhni OK për ta kryer menjëherë lidhjen.
3 - Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një
mesazh.
Ndezja ose fikja e Wi-Fi
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë &
rrjetet > Me tel ose me “Wi-Fi” > >”Wi-Fi”
aktiv/joaktiv
38