User Guide

Table Of Contents
Bllokimi i hyrjeve
Për të penguar përdorimin e pajisjeve të lidhura, ju
mund ta kyçni burimin e hyrjes. Për të lidhur një burim
hyrjeje të kyçur ose për të parë një kanal në burimin
DTV ose ATV të kyçur, në fillim duhet të futni kodin
PIN me 4 shifra.
Për të bllokuar ose zhbllokuar një burim hyrjeje…
1 - Shtypni MENU > Cilësimet > Kanali >
Kontrollet prindërore dhe shtypni OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Bllokimi i hyrjes dhe shtypni OK.
4 - Shtypni butonin e navigimi lart ose poshtë për
të zgjedhur burimin që dëshironi të bllokoni ose
zhbllokoni dhe shtypni OK.
5 - Burimi i bllokuar është i shënuar me simbolin e
një dryni.
6 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
Ndryshimi i PIN
Vendosni një kod PIN të ri ose e riktheni atë. Kodi PIN
përdoret për kyçur ose për të shkyçur kanalet ose
programet.
1 - Shtypni MENU > Cilësimet > Kanali >
Kontrollet prindërore dhe shtypni OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Ndrysho PIN dhe shtypni OK.
4 - Futni kodin PIN aktual dhe kodin e ri PIN.
5 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
6.4
Kanalet e preferuara
Rreth kanaleve të preferuara
Mund të mblidhni kanalet që ju pëlqejnë në një listë
me kanale të preferuara.
Ju mund të krijoni 4 lista* të ndryshme me kanalet e
preferuara për kalim të lehtë në kanalet e preferuara.
Pasi të keni zgjedhur një listë me kanalet e preferuara,
shtypni butonin e navigimit lart ose poshtë për të
zgjedhur një kanal dhe më pas shtypni OK për të parë
kanalin e zgjedhur.
* Shënim: Kur vendi i instalimit është Mbretëria e
Bashkuar, atëherë është e mundur vetëm një listë e
kanaleve të preferuara.
Modifikimi i listës me kanalet e
preferuara - kanalet televizive
dixhitale
Për të shtuar një kanal në listën e të preferuarave…
1 - Ndërkohë që shihni televizor, shtypni OK për të
hapur listën aktuale të kanaleve.
2 - Shtypni butonin e navigimi lart ose poshtë për të
zgjedhur një kanal.
3 - Shtypni butonin blu për ta shtuar kanalin te një
listë e kanaleve të preferuara (lista e paracaktuar
preferuara1). Nëse shtypni përsëri butonin blu, ky
veprim e heq kanalin nga lista e kanaleve të
preferuara.
4 - Shtypni butonin Kthehu për ta mbyllur menynë.
Për të krijuar një listë me kanalet e preferuara…
1 - Ndërkohë që shihni televizor, shtypni OK për të
hapur listën aktuale të kanaleve.
2 - Shtypni butonin e verdhë për Zgjidh më shumë.
3 - Zgjidhni Zgjidh llojin > Të preferuara dhe më pas
shtypni butonin e navigimi lart ose poshtë për të
zgjedhur një listë nga Të preferuara1* deri tek
preferuara4 që dëshironi të shtoni.
4 - Shtypni butonin e verdhë për Zgjidh më shumë
dhe më pas zgjidhni Zgjidh llojin për ta ndryshuar
listën e kanaleve në listën e kanaleve tuaja të
preferuara.
5 - Shtypni butonin blu për ta shtuar kanalin në listën
e kanaleve të preferuara që sapo zgjodhët. Nëse
shtypni përsëri butonin blu, ky veprim e heq kanalin
nga lista e kanaleve të preferuara.
6 - Shtypni butonin Kthehu për ta mbyllur menynë.
Për të lëvizur ose për të hequr një kanal nga lista e të
preferuarave…
1 - Zgjidhni një listë nga Të preferuara1* deri tek
preferuara4 që dëshironi ta modifikoni.
2 - Shtypni butonin e verdhë për Zgjidh më shumë.
3 - Zgjidhni Funksioni > Lëviz për të lëvizur
pozicionet e kanaleve në listën e kanaleve të
preferuara.
4 - Zgjidhni Funksioni > Fshi për ta hequr kanalin nga
lista e kanaleve të preferuara.
5 - Shtypni butonin Kthehu disa herë, nëse nevojitet,
për ta mbyllur menynë.
* Shënim: Kur vendi i instalimit është Mbretëria e
Bashkuar, atëherë është e mundur vetëm një listë e
kanaleve të preferuara.
20