User manual
Table Of Contents
- Përmbajtja
- 1 Faqja kryesore
- 2 Konfigurimi
- 3 Telekomanda
- 4 Ndezja dhe fikja
- 5 Instalimi i kanaleve
- 6 Kanalet
- 7 Lidhja e pajisjeve
- 8 Bluetooth
- 9 Lidhja e televizorit "Android"
- 10 Apl.
- 11 Burimet
- 12 Cilësimet
- 13 "Ambilight"
- 14 Videot, fotot, muzika dhe teksti
- 15 Guida televizive
- 16 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 17 "Netflix"
- 18 Softueri
- 19 Specifikimet
- 20 Ndihma dhe mbështetja
- 21 Siguria dhe kujdesi
- 22 Kushtet e përdorimit
- 23 Të drejtat e autorit
- 24 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta
- Tregues
6.5
Televizioni interaktiv
Rreth "iTV"
Me televizionin interaktiv, disa transmetues dixhitalë
kombinojnë programet e tyre normale me faqe
informative ose argëtimi. Në disa faqe, mund të
dërgoni përgjigje apo votoni në lidhje me programin,
të bëni blerje në internet ose të paguani për një
program videoje me kërkesë.
Televizioni interaktiv ndonjëherë përmendet dhe si
"teletekst dixhital" ose "buton i kuq". Por secili sistem
është i veçantë.
Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit
të transmetuesit.
Çfarë ju duhet
Televizioni interaktiv ofrohet vetëm në kanalet
televizive dixhitale. Për të përdorur të gjitha
funksionet e televizionit interaktiv, televizori duhet të
ketë lidhje interneti me shpejtësi të lartë (brezgjerë).
HbbTV
Nëse një kanal televiziv mundëson faqe "HbbTV", për
t'i parë duhet të aktivizoni së pari "HbbTV" te cilësimet
e televizorit.
Për të aktivizuar mbështetjen e HBBTV
MENU > Opsionet e TV > Opsionet e
avancuara > Cilësimet e "HbbTV"
Përdorimi i "iTV"
Hapja e faqeve të "iTV"
Shumica e kanaleve që mundësojnë "HbbTV" ose
"iTV" ju kërkojnë të shtypni butonin me ngjyrë ose
butonin OK për të hapur programin interaktiv.
Shfletimi në faqet e "iTV"
Për të naviguar në faqet e "iTV" mund të përdorni
butonat shigjetë dhe butonat me ngjyra, butonat me
numra dhe butonin Kthehu.
Për të parë video brenda faqeve të "iTV"" mund të
përdorni butonin Luaj, Pushim dhe Ndalo.
Mbyllja e faqeve të "iTV"
Shumica e faqeve të "iTV" ju informojnë se cilin buton
duhet të përdorni për ta mbyllur.
Për ta mbyllur me forcë një faqe të "iTV", kaloni në
kanalin tjetër televiziv dhe shtypni Kthehu.
20