User manual

Table Of Contents
20
Ndihma dhe
mbështetja
20.1
Regjistrimi i televizorit
Regjistrojeni televizorin dhe shijoni një sërë
përfitimesh, duke përfshirë mbështetje të plotë (duke
përfshirë ngarkimet), hyrje të privilegjuar në
informacionet mbi produktet e reja, uljet e çmimeve
dhe ofertat ekskluzive, mundësinë për të fituar çmime,
madje dhe për të marrë pjesë në anketime të
posaçme për produktet e reja.
Shkoni te www.philips.com/TVsupport
20.2
Përdorimi i ndihmës
Kreu > Cilësimet > Ndihma.
Mund të përdorni funksionin "Ndihmë" për të
diagnostikuar dhe për të marrë më shumë
informacione rreth televizorit.
Informacion i itelevizorit - Shfaqja e emrit të
modelit, numrit të serisë dhe versionit të softuerit në
televizor.
Shfaq historikun për sinjalin e dobët - Shfaqni
listën e numrave të kanaleve që janë ruajtur
automatikisht kur sinjali kishte fuqi të dobët.
Përditësim softueri - Kontrolloni për përditësime të
disponueshme të softuerit.
Manuali i përdorimit - Lexoni manualin e përdorimit
për informacion rreth televizorit.
Rikthimi në gjendje fabrike - Riktheni të gjitha
cilësimet në cilësimet e fabrikës.
20.3
Zgjidhja e problemeve
Ndezja dhe telekomanda
Televizori nuk ndizet
• Hiqni kordonin elektrik nga priza. Prisni për një
minutë dhe futeni sërish në prizë.
• Sigurohuni që kordoni elektrik është lidhur në
mënyrë të sigurt.
Tingull kërcitës gjatë ndezjes ose fikjes
Gjatë ndezjes, fikjes apo kalimit të televizorit në
modalitet pritjeje, skeleti i tij lëshon një tingull kërcitës.
Tingulli kërcitës shkaktohet nga zgjerimi dhe tkurrja
normale e televizorit kur nxehet dhe ftohet. Kjo nuk
ndikon në performancë.
Televizori nuk përgjigjet ndaj komandave të
telekomandës
Ndezja e televizorit kërkon pak kohë. Gjatë kësaj kohe
nuk reagon ndaj komandave të telekomandës apo të
televizorit. Kjo është diçka normale.
Nëse televizori vazhdon të mos u përgjigjet
komandave të telekomandës, mund të kontrolloni
nëse telekomanda funksionon me anë të kamerës së
celularit. Vendoseni telefonin në modalitetin e
kamerës dhe pozicionojeni telekomandën drejt lentes
së kamerës. Nëse shtypni ndonjë tast në
telekomandë dhe vëreni nëpërmjet kamerës që drita
infrakuqe LED pulson, atëherë telekomanda punon.
Televizori duhet kontrolluar.
Nëse nuk i dalloni dridhjet, mund të jetë prishur
telekomanda ose i kanë rënë bateritë.
Kjo metodë e kontrollit të telekomandës nuk është e
mundur me telekomandat e çiftuara me valë me
televizorin.
Pas shfaqjes së ekranit të ndezjes "Philips", televizori
kthehet në modalitet pritjeje
Kur televizori është në pritje, shfaqet ekrani i ndezjes i
"Philips" dhe më pas kthehet në modalitet pritjeje. Kjo
është sjellje normale. Kur televizori shkëputet dhe
rilidhet me rrymën elektrike, ekrani i ndezjes do të
shfaqet në ndezjen tjetër. Për të ndezur televizorin
nga gjendja e pritjes, shtypni butonin e energjisë në
telekomandë ose në televizor.
Drita e pritjes vazhdon të pulsojë
Hiqni kordonin elektrik nga priza. Prisni 5 minuta dhe
lidheni sërish. Nëse drita pulson sërish, kontaktoni me
qendrën e Philips të kujdesit ndaj klientit.
Kanalet
Gjatë instalimit nuk u gjet asnjë kanal dixhital
Shihni specifikimet teknike për t'u siguruar që
televizori mbështet kanalet dixhitale në shtetin tuaj.
Sigurohuni që të gjitha kabllot janë lidhur mirë dhe që
është zgjedhur rrjeti i duhur.
Kanalet e instaluara më parë nuk janë në listën e
kanaleve
Sigurohuni që është zgjedhur lista e saktë e kanaleve.
50