User Guide

Table Of Contents
shigjetat (lart) ose (poshtë) për të zgjedhur një
kanal dhe më pas shtypni OK për të parë kanalin e
zgjedhur. Në kanalet në atë listë do të sintonizoheni
vetëm kur të përdorni tastet   ose  .
Krijimi i një liste preferencash
Për të krijuar një listë me kanalet e preferuara:
1 - Shtypni , për të kaluar te televizori.
2 - Shtypni OK për të hapur listën aktuale të
kanaleve.
3 - Shtypni OPTIONS.
4 - Zgjidhni Krijo një listë preferencash dhe
shtypni OK.
5 - Zgjidhni një kanal që doni si të preferuar te lista
në të majtë dhe shtypni OK. Kanalet futen në listë në
të djathtë në rendin që i vendosni. Për ta zhbërë,
zgjidhni kanalin te lista në të majtë dhe shtypni
sërish OK.
6 - Mund të vazhdoni të zgjidhni e të shtoni kanale si
të preferuara nëse është e nevojshme.
7 - Për të përfunduar me shtimin e kanaleve,
shtypni Kthehu.
Televizori do t'ju kërkojë ta riemërtoni Listën e
preferencave. Mund të përdorni tastierën virtuale.
1 - Përdorni tastierën virtuale për të fshirë emrin
aktual dhe shtuar një të ri.
2 - Pasi të mbaroni, zgjidhni Mbyll dhe shtypni OK.
Televizori do të kalojë te Lista e preferencave e
sapokrijuar.
Mund të shtoni një varg kanalesh njëherësh ose të
filloni një Listë preferencash duke dublikuar listën me
të gjitha kanalet dhe duke hequr ato që nuk doni.
Kanalet në Listën e preferencave do të rinumërohen.
Modifikoni të preferuarat
Për të shtuar njëherësh një varg të njëpasnjëshëm
kanalesh në një Listë të preferuarash, mund të
përdorni Modifiko të preferuarat.
Për të shtuar një varg kanalesh:
1 - Hapni Listën e preferencave ku doni të shtoni një
varg kanalesh.
2 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Modifiko të
preferuarat dhe shtypni OK.
3 - Te lista në të majtë, zgjidhni kanalin e parë të
vargut që doni të shtoni dhe shtypni OK.
4 - Shtypni (poshtë) për të zgjedhur kanalin e
fundit të vargut që doni të shtoni. Kanalet shënohen
në të djathtë.
5 - Shtypni OK për të shtuar këtë varg kanalesh dhe
konfirmojeni.
Mund të filloni të krijoni një Listë të preferuarash
edhe nga Modifiko të preferuarat.
Riemërtimi i një liste preferencash
Për të riemërtuar një Listë preferencash:
1 - Hapni Listën e preferencave që doni të
riemërtoni.
2 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Riemërto listën e
preferencave dhe shtypni OK.
3 - Përdorni tastierën virtuale për të fshirë emrin
aktual dhe shtuar një të ri.
4 - Pasi të mbaroni, zgjidhni Mbyll dhe shtypni OK.
5 - Shtypni Kthehu për të mbyllur listën e
kanaleve.
Heqja e një liste preferencash
Për të hequr një Listë preferencash:
1 - Hapni Listën e preferencave që doni të hiqni.
2 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Hiq listën e
preferencave dhe shtypni OK.
3 - Konfirmojeni për ta hequr listën.
4 - Shtypni Kthehu për të mbyllur listën e
kanaleve.
Rirenditja e kanaleve
Mund ta ndërroni rendin e kanaleve (rirendisni) vetëm
në një Listë preferencash.
Për të ndërruar rendin e kanaleve:
1 - Hapni Listën e preferencave që doni të rirendisni.
2 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Rirendit
kanalet dhe shtypni OK.
3 - Te Lista e preferencave, zgjidhni kanalin që doni
të rirendisni dhe shtypni OK.
4 - Lëvizeni kanalin ku të dëshironi me
tastet (lart) ose (poshtë).
5 - Shtypni OK për të konfirmuar vendin e ri.
6 - Mund t'i rirendisni kanalet me të njëjtën mënyrë
derisa Lista e preferencave të mbyllet me butonin
Kthehu.
6.6
Teleteksti
24