User Guide
Table Of Contents
- Përmbajtja
- 1 Faqja kryesore
- 2 Konfigurimi
- 3 Telekomanda
- 4 Ndezja dhe fikja
- 5 Instalimi i kanaleve
- 6 Kanalet
- 7 Guida televizive
- 8 Lidhja e pajisjeve
- 8.1 Rreth lidhjeve
- 8.2 Sistemi i kinemasë - HTS
- 8.3 Dalja e zërit dixhital - Optike
- 8.4 Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+
- 8.5 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 8.6 Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
- 8.7 Kufjet
- 8.8 Konsola e lojërave
- 8.9 Tastiera USB
- 8.10 Pajisja ruajtëse USB
- 8.11 Aparati fotografik
- 8.12 Videokamera
- 8.13 Kompjuteri
- 9 Lidhja e televizorit
- 10 Internet
- 11 Burimet
- 12 Menyja e shpejtë dhe Cilësimet e shpeshta
- 13 Ekrani dhe zëri
- 14 Apl.
- 15 Sistemi
- 16 Telekomanda dhe aksesorët
- 17 Videot, fotografitë dhe muzika
- 18 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 19 Lojëra
- 20 "Netflix"
- 21 Alexa
- 22 Specifikimet
- 23 Ndihma dhe mbështetja
- 24 Siguria dhe kujdesi
- 25 Kushtet e përdorimit
- 26 Të drejtat e autorit
- 27 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta
- Tregues
7
Guida televizive
7.1
Të dhënat e guidës televizive
Me funksionin "Guida televizive" mund të shihni listën
aktuale të programeve televizive dhe të programeve
të planifikuara të kanaleve tuaja. Në varësi të
origjinës së informacionit (të të dhënave) të guidës
televizive, do të shfaqen kanalet analoge dhe
dixhitale ose vetëm kanalet dixhitale. Jo të gjitha
kanalet televizive ofrojnë informacionin e guidës
televizive. Televizori mund të mbledhë informacion të
guidës televizive për kanalet e instaluara në televizor.
Televizori nuk mund të mbledhë informacionin e
guidës televizive për kanalet e shikuara nga dekodues
ose marrës dixhitalë.
7.2
Përdorimi i guidës televizive
Hapja e guidës televizive
Për të hapur funksionin Guida televizive,
shtypni TV GUIDE . "Guida televizive" shfaq
kanalet e sintonizuesit të zgjedhur.
Shtypni sërish TV GUIDE për ta mbyllur.
Herën e parë që hapni funksionin "Guida televizive",
televizori kontrollon të gjitha kanalet televizive për
informacione mbi programet e tyre. Ky veprim mund
të zgjasë disa minuta. Të dhënat e "Guidës televizive"
ruhen në televizor.
Sintonizimi në një program
Nga guida televizive mund të sintonizoheni në një
program aktual.
Për të kaluar në program (kanal), zgjidhni programin
dhe shtypni OK.
Shfaqja e detajeve të programit
Për të shfaqur detajet e programit të zgjedhur:
1 - Shtypni OPTIONS, zgjidhni Informacioni i
programit dhe shtypni OK.
2 - Shtypni Kthehu për ta mbyllur.
Ndryshimi i ditës
"Guida televizive" mund të shfaqë programet e
planifikuara për ditët e ardhshme (maksimumi deri në
8 ditë).
Shtypni tastin me ngjyrë Dita dhe zgjidhni ditën e
dëshiruar.
Kërkimi sipas zhanrit
Nëse jepen informacione, programet e planifikuara
mund t'i kërkoni sipas zhanrit si p.sh filma, sporte etj.
Për të kërkuar programet sipas zhanrit:
1 - Shtypni TV GUIDE.
2 - Shtypni OPTIONS.
3 - Zgjidhni Kërko sipas zhanrit dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni zhanrin që dëshironi dhe shtypni OK. Do
të shfaqet një listë me programet e gjetura.
5 - Shtypni Kthehu për të mbyllur menynë.
* Shënim: Funksioni "Kërko sipas zhanrit" disponohet
vetëm në disa shtete.
27