User Guide

Table Of Contents
Zgjidhni Joaktiv, Maksimum, Mesatar,
ose Minimum për gradë të ndryshme të zbutjes së
kuadratizimeve në përmbajtjen e videove dixhitale.
Kuadratizimet kanë pamjen e blloqeve të vogla ose të
skajeve të dhëmbëzuara në figurat e ekranit.
Lëvizja
Stilet e lëvizjes
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Figura > Lëvizja
> Stilet e lëvizjes.
Funksioni "Stilet e lëvizjes" ofron modalitete
cilësimesh të optimizuara për lëvizje për materiale të
ndryshme video.
Zgjidhni një nga stilet e lëvizjes për një përvojë të
ndryshme shikimi në videot me lëvizje. (Joaktiv,
Kinema e mirëfilltë, Film, Standard, E
butë, Personal)
Nuk ofrohet për rastet e mëposhtme:
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Figura > Stili i
figurës > Monitori
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Figura > Stili i
figurës > Loja
Zbutja
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Figura > Lëvizja >
Zbutja.
Për të zbutur lëvizjen e figurës duke minimizuar
dridhjet.
Zgjidh nga 0 deri në 10 për nivele të ndryshme të
pakësimit të dridhjeve të lëvizjes, të dukshme gjatë
transmetimit të filmave. Zgjidhni 0 kur shfaqet zhurmë
gjatë luajtjes së një figure filmike në ekran.
Shënim: Ofrohet vetëm kur Stilet e lëvizjes caktohen
Personale.
Cilësimi i shpejtë i figurës
Gjatë instalimit për herë të parë, caktuat disa cilësime
figure duke ndjekur disa hapa të lehtë. Këta hapa
mund t'i ribëni duke shkuar tek opsioni Cilësim i
shpejtë i figurës.
Për të caktuar figurën përmes disa hapave të lehtë:
1 - Zgjidh Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Figura.
2 - Zgjidhni Cilësimet e shpejta të figurës, dhe
shtypni OK.
3 - Përdorni tastet e navigimit për të zgjedhur
cilësimet e preferuara të burimit, qartësisë, kontrastit,
ngjyrës dhe lëvizjes.
4 - Zgjidhni Përfundo ose
shtypni (majtas) vazhdimisht nëse nevojitet për të
mbyllur menynë.
13.2
Ekrani
Formati i figurës
Nëse figura nuk e mbush të gjithë ekranin dhe nëse
shiritat e zinj shfaqen sipër, poshtë ose në të dyja
anët, mund ta rregulloni figurën që ta mbushë
plotësisht ekranin.
Për të zgjedhur një nga cilësimet bazë për të mbushur
ekranin:
1 - Shtypni Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Ekrani
> Formati i figurës > Mbushja e ekranit, Përshtat
sipas ekranit, Ekran i gjerë dhe Origjinal dhe
shtypni OK.
2 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Mbush ekranin – e zmadhon automatikisht figurën
që të mbushë ekranin. Deformimi i figurës është
minimal, titrat mbeten të dukshme. Nuk është i
përshtatshëm për hyrje nga kompjuteri. Disa
përmbajtje ekstreme figure mund të vazhdojnë të
shfaqin shirita të zinj. Formati i kuadrit të përmbajtjes
së figurës mund të ndryshojë.
Përshtat sipas ekranit – e zmadhon automatikisht
figurën, pa e deformuar, që të mbushë ekranin.
Shiritat e zinj mund të jenë të dukshëm. Nuk është i
përshtatshëm për hyrje nga kompjuteri.
Ekran i gjerë – e zmadhon automatikisht figurën në
ekran të plotë 16:9. Formati i kuadrit të përmbajtjes së
figurës mund të ndryshojë.
Origjinal – e zmadhon automatikisht figurën për t'u
përshtatur sipas ekranit në formatin origjinal të
kuadrit. Nuk humbet asnjë përmbajtje të dukshme.
Për ta formatuar manualisht figurën:
1 - Shtypni Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Ekrani
> Formati i figurës > Të avancuara dhe shtypni OK.
2 - Përdorni Zhvendos, Zmadho dhe Zgjat për të
rregulluar figurën.
3 - Ose zgjidhni Zhbëj për t'u kthyer te cilësimi që
kishte figura kur hapët funksionin Formati i figurës.
Zhvendos – Zgjidhni mbi shigjetat për ta zhvendosur
figurën. Mund ta zhvendosni figurën vetëm kur është
e zmadhuar.
Zmadho – Zgjidhni mbi shigjetat për ta zmadhuar.
Zgjat – Zgjidhni mbi shigjetat për ta zgjatur figurën
vertikalisht ose horizontalisht.
Zhbëj – Zgjidhni për t'u kthyer te formati i figurës me
të cilin filluat.
Disa zgjedhje të cilësimit të formati të figurës mund të
mos disponohen në disa kushte. Për shembull, në
transmetimin e videove, aplikacionet "Android",
modalitetin e lojërave etj.
43