User Guide

Table Of Contents
DTS Play-Fi
"DTS Play-Fi" rrethues me valë
DTS Play-Fi
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Zëri > DTS Play-
Fi.
Me "DTS Play-Fi" në televizorin tuaj "Philips", ju mund
të lidhni altoparlantë të përputhshëm që të
transmetojnë audio nëpërmjet valëve në dhomat e
tjera të shtëpisë.
Shënim: Cilësimet për audio të televizorit në disa
dhoma nuk disponohen kur jeni të lidhur me
aplikacionin e kufjeve të "DTS Play-Fi" ose kur luani
muzikë nga aplikacioni "DTS Play-Fi".
Për të transmetuar audio me valë tek altoparlantët, të
nevojitet:
• "Philips Smart TV" që mbështet "DTS Play-Fi"
• Pajisje e përputhshme me "DTS Play-Fi"
• Aplikacioni "DTS Play-Fi" në televizorin "Philips"
• Pajisje celulare si telefoni apo tableta
• Aplikacioni "Philips Sound", i instaluar në telefon ose
tablet
• Rrjet "Wi-Fi"
Konfigurimi për të lidhur pajisje të përputhshme me
"DTS Play-Fi"
1 - Shkarkoni aplikacionin "Philips Sound" dhe
instaloni aplikacionin në telefonin ose tabletin tuaj.
2 - Përdorni aplikacionin "Philips Sound" për të
kërkuar dhe konfiguruar pajisjen e përputhshme me
DTS Play-Fi. Sigurohuni që pajisja "DTS Play-Fi" është
e lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi me televizorin tuaj.
3 - Në televizorin "Philips", hapni aplikacionin "DTS
Play-Fi" të instaluar më parë dhe zgjidhni Connect
Speakers (Lidh altoparlantët) për të kërkuar për
pajisje të përputhshme me "DTS Play-Fi".
4 - Pasi pajisjet "DTS Play-Fi" të jetë lidhur me
sukses me televizorin, ju mund të zgjidhni pajisjet nga
lista e pajisjeve dhe të përshtatni volumin.
5 - Tani mund të filloni të transmetoni audio nga
televizori në disa pajisje "DTS Play-Fi".
"DTS Play-Fi" rrethues me valë
Me aplikacionin "Play-Fi" në televizor, mund të
konfigurosh zërin rrethues me altoparlantët e
televizorit, altoparlantin shirit dhe basin.
1 - Hap aplikacionin "DTS Play-Fi" në televizor
2 - Kalo te skeda DTS Play-Fi rrethues me valë dhe
zgjidh "Fillo konfigurimin...".
3 - Ndiq udhëzimet në ekran për të caktuar
altoparlantët e televizorit dhe pajisjet e përputhshme
me "DTS Play-Fi" si sistemin e zërit rrethues.
Sistemi i kinemasë DTS Play-Fi
Përjetoni audion përfshirëse të sistemit të kinemasë
me altoparlantët bas me valë Play-Fi, altoparlantët
shirit, altoparlantët e përparmë, altoparlantët
shumëkanalësh ose një marrës Play-Fi që ushqen
altoparlantët e sistemit të kinemasë.
Altoparlantët Play-Fi si altoparlantë të përparmë të
televizorit
• Ju mund ta lidhni daljen e audios së televizorit me
një çift altoparlantësh Play-Fi të tillë si TAW6205,
TAW6505 ose TAFW1.
• Altoparlantët e televizorit nuk do të kenë zë kur ai
është i lidhur me altoparlantët Play-Fi.
• Përdorni aplikacionin Play-Fi në televizor për të
konfiguruar altoparlantët Play-Fi.
1 - Zgjidhni Sistemi i kinemasë me valë Play-Fi
2 - Zgjidhni Dy si altoparlantë të përparmë
3 - Ndiqni ekspertin e konfigurimit për të përfunduar
konfigurimin.
Konfigurimi i sistemit të kinemasë me televizorin dhe
altoparlantët Play-Fi
1 - Në aplikacionin Play-Fi, zgjidhni Sistemi i
kinemasë DTS Play-Fi > Konfigurimi > Lidh
altoparlantët për të lidhur të gjitha pajisjet tuaja Play-
Fi. Nëse pajisjet janë lidhur më parë, mund të zgjidhni
Altoparlantët e mi janë lidhur… për të kaluar në hapin
tjetër.
2 - Bëni konfigurimin që të caktoni Altoparlanti i
përparmë, Altoparlantët shumëkanalësh, Altoparlanti
bas në pajisjet Play-Fi të lidhura. Skema në anën e
majtë do të tregojë pozicionet e altoparlantëve.
3 - Sugjerohet të përdoret TV+ Dy pasi kjo siguron
kanal të dedikuar në qendër për qartësi të dialogëve.
4 - Pasi pajisjet të jenë caktuar, zgjidhni Vazhdo… për
të përfunduar konfigurimin e sistemit të kinemasë në
shtëpi.
Në menynë Cilësimet të sistemit të kinemasë në
shtëpi, Ju mund të zgjidhni Distanca nga
altoparlantët për të zgjedhur distancën e duhur ose
zgjidhni Çaktivizo sistemin e kinemasë, Zhbëj
konfigurimin nëse nevojitet.
Shënim:
1. Çifti zë rrethues/stereo me valë duhet të veprojë te
Sistemi i kinemasë Play-Fi.
2. Funksione varen nga modeli i televizorit dhe
altoparlantët Play-Fi në përdorim.
Cilësimet e "Mimi Sound
Personalization"
Cilësimet e "Mimi Sound Personalization"
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Zëri > Mimi
sound personalisation.
Mimi Sound Personalization
45