User Guide
Table Of Contents
- Përmbajtja
- 1 Faqja kryesore
- 2 Konfigurimi
- 3 Telekomanda
- 4 Ndezja dhe fikja
- 5 Instalimi i kanaleve
- 6 Kanalet
- 7 Guida televizive
- 8 Lidhja e pajisjeve
- 8.1 Rreth lidhjeve
- 8.2 Sistemi i kinemasë - HTS
- 8.3 Dalja e zërit dixhital - Optike
- 8.4 Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+
- 8.5 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 8.6 Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
- 8.7 Kufjet
- 8.8 Konsola e lojërave
- 8.9 Tastiera USB
- 8.10 Pajisja ruajtëse USB
- 8.11 Aparati fotografik
- 8.12 Videokamera
- 8.13 Kompjuteri
- 9 Lidhja e televizorit
- 10 Internet
- 11 Burimet
- 12 Menyja e shpejtë dhe Cilësimet e shpeshta
- 13 Ekrani dhe zëri
- 14 Apl.
- 15 Sistemi
- 16 Telekomanda dhe aksesorët
- 17 Videot, fotografitë dhe muzika
- 18 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 19 Lojëra
- 20 "Netflix"
- 21 Alexa
- 22 Specifikimet
- 23 Ndihma dhe mbështetja
- 24 Siguria dhe kujdesi
- 25 Kushtet e përdorimit
- 26 Të drejtat e autorit
- 27 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta
- Tregues
lartësisë. Ky cilësim disponohet vetëm kur pajisja e
lidhur është e përputhshme me televizorin për këtë
funksion.
• Automatik - Lëvizja dinamike ndjek përmbajtjet.
• Aktiv - Gjithmonë ngritur.
• Joaktiv - Pozicioni i ulur.
Zgjedhja e shkallës së zërit
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Zëri > EasyLink
2.0 > Shkalla e zërit.
Zgjidhni një përjetim për dëgjimin. Ky cilësim
disponohet vetëm kur pajisja e lidhur është e
përputhshme me televizorin për këtë funksion.
• Automatik - Cilësimi dinamik ndjek përmbajtjet.
• Aktive - Shkallë zëri përfshirëse. E përshtatshme për
të parë filma.
• Joaktive - Shkallë zëri të qartë si kristal. E
përshtatshme për të dëgjuar muzikë dhe dialogë.
Rikthimi i të gjithave në vlerat standarde
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Zëri > EasyLink
2.0 > Rikthimi i të gjithave në vlerat standarde.
Riktheni të gjitha cilësimet e zërit të EasyLink 2.0 në
cilësimet fillestare të fabrikës.
Kalibrimi i dhomës
Kalibrimi i dhomës
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Zëri > Kalibrimi i
dhomës.
Ky kalibrim do të lejojë që televizori të përcaktojë
akustikën e dhomës suaj dhe do të ofrojë cilësi të
optimizuar të zërit në altoparlantët e televizorit që
përshtatet më së miri me akustikën.
Duhet të çiftosh telekomandën me televizorin përpara
se të fillosh konfigurimin dhe të sigurohesh që cilësimi
Dalja e zërit e televizorit të jetë Altoparlantët e
televizorit. Për një rezultat më të saktë, mbajeni
dhomën të qetë.
Për të filluar kalibrimin e dhomës:
1 - Mbajeni telekomandën në pozicionin e dëgjimit
dhe drejtojeni te televizori gjatë procesit të
sintonizimit.
2 - Zgjidhni Kalibro tani ose Kalibro sërish për të
filluar kalibrimin.
3 - Do të luhet një zë testimi dhe do të matet
nëpërmjet telekomandës. Mbajeni telekomandën dhe
drejtojeni për te televizori. Kjo mund të zgjasë disa
sekonda.
4 - Pasi altoparlantët e televizorit të kalibrohen me
sukses, zgjidhni Testo për ta dëgjuar zërin para dhe
pas kalibrimit të altoparlantëve. Zgjidhni Zbato për të
pranuar cilësimin ose zgjidhni Provo sërish për ta
kryer sërish kalibrimin.
5 - Kur konfigurimi i kalibrimit të dhomës të kryhet
me sukses dhe të zbatohet, televizori do të kthehet te
menyja "Cilësimet". Tani shko
te Cilësimet > Ekrani dhe
zëri > Zëri > Kalibrimi i dhomës dhe zgjidh Apliko
kalibrimin për të sintonizuar daljen e audios nga
altoparlantët e televizorit.
Cilësimet e avancuara të zërit
Kontrolli i volumit
Volumi automatik
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Zëri > Të
avancuara > Volumi automatik.
Zgjidhni Aktiv ose Joaktiv për të aktivizuar ose
çaktivizuar rregullimin automatik të volumit.
Zgjidhni opsionin Modaliteti i natës për një përvojë
më komode dhe të qetë dëgjimi.
Volumi me koeficient
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Zëri > Të
avancuara > Volumi delta.
Cilësimi i volumit individual mund të përdoret për të
rregulluar balancin e ndryshimit të nivelit të zërit
ndërmjet kanalit televiziv dhe hyrjes së burimit HDMI.
Shtyp butonat me shigjeta / e navigimit për të
rregulluar vlerën e volumit delta në altoparlantët e
televizorit.
* Shënim: Volumi individual disponohet kur burimi i
hyrjes është caktuar në HDMI ose në burime analoge
dhe dalja e audios është caktuar në Altoparlantët e
televizorit ose Sistemi i zërit HDMI.
Njoftimi i "Dolby Atmos"
Cilësimet > Ekrani dhe zëri > Zëri > Njoftimet
Dolby Atmos.
Aktivizo ose Çaktivizo njoftimin e "Dolby Atmos" kur
fillojnë të luajnë përmbajtje të "Dolby Atmos" në
televizor.
47