User Guide
Table Of Contents
- Përmbajtja
- 1 Faqja kryesore
- 2 Konfigurimi
- 3 Telekomanda
- 4 Ndezja dhe fikja
- 5 Instalimi i kanaleve
- 6 Kanalet
- 7 Guida televizive
- 8 Lidhja e pajisjeve
- 8.1 Rreth lidhjeve
- 8.2 Sistemi i kinemasë - HTS
- 8.3 Dalja e zërit dixhital - Optike
- 8.4 Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+
- 8.5 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 8.6 Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
- 8.7 Kufjet
- 8.8 Konsola e lojërave
- 8.9 Tastiera USB
- 8.10 Pajisja ruajtëse USB
- 8.11 Aparati fotografik
- 8.12 Videokamera
- 8.13 Kompjuteri
- 9 Lidhja e televizorit
- 10 Internet
- 11 Burimet
- 12 Menyja e shpejtë dhe Cilësimet e shpeshta
- 13 Ekrani dhe zëri
- 14 Apl.
- 15 Sistemi
- 16 Telekomanda dhe aksesorët
- 17 Videot, fotografitë dhe muzika
- 18 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 19 Lojëra
- 20 "Netflix"
- 21 Alexa
- 22 Specifikimet
- 23 Ndihma dhe mbështetja
- 24 Siguria dhe kujdesi
- 25 Kushtet e përdorimit
- 26 Të drejtat e autorit
- 27 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta
- Tregues
15
Sistemi
15.1
Asistenca
Cilësimet > Sistemi > Asistenca.
Me aktivizimin e funksionit Asistenca, televizori
përgatitet për përdorim nga persona që nuk dëgjojnë,
që kanë vështirësi në dëgjim, që nuk shohin ose që
kanë shikim të pjesshëm.
Teksti me kontrast të lartë
Cilësimet > Sistemi > Asistenca > Teksti me
kontrast të lartë.
Aktivizoje atë në mënyrë që tekstet të shfaqen në
kontrast më të lartë për lexim me të lehtë.
Tekst-zë
Cilësimet > Sistemi > Asistenca > Tekst-zë.
Caktoje për të konvertuar tekstin në të folur për
personat me aftësi të kufizuara në shikim, ose me
aftësi pjesërisht të kufizuara në shikim.
Shkurtorja e asistencës
Cilësimet > Sistemi > Asistenca > Shkurtorja e
asistencës.
Aksesi i shpejtë të cilësimet e asistencës.
"Google" ofron më shumë shërbime, si p.sh. Titrat,
TalkBack, Aksesi i çelësave për të bërë të mundur që
televizori të jetë më shumë i aksesueshëm. Për të
gjetur më shumë informacione rreth shërbimeve,
vizitoni adresën www.support.google.com/googletv/a
nswer/10070337
15.2
Rreth
Përditësimi i softuerit të sistemit
Përditësimi nga interneti
Nëse televizori është lidhur me internetin, mund të
merrni një mesazh për përditësimin e softuerit të
televizorit. Nevojitet lidhje interneti me shpejtësi të
lartë (përshtatës me bandë të gjerë). Nëse merrni
mesazh të tillë, ju rekomandojmë ta kryeni
përditësimin.
Me mesazhin në ekran, zgjidhni Përditëso dhe ndiqni
udhëzimet në ekran.
Mund të kërkoni edhe vetë për një përditësim softueri.
Gjatë përditësimit të softuerit nuk ka figurë dhe
televizori do të fiket dhe rindizet. Kjo mund të ndodhë
disa herë. Përditësimi mund të zgjasë disa minuta.
Prisni derisa të shfaqet sërish figura në televizor. Mos
shtypni butonin e energjisë në televizor ose në
telekomandë gjatë përditësimit të softuerit.
Për ta përditësuar vetë softuerin:
1 - Zgjidhni Cilësimet > Sistemi > Rreth >
Përditësimi i sistemit > Interneti (rekomandohet) dhe
shtypni OK.
2 - Televizori do të kërkojë një përditësim në internet.
3 - Nëse ka përditësim, mund ta përditësoni
menjëherë softuerin.
4 - Përditësimi i softuerit mund të zgjasë disa minuta.
Mos e shtypni tastin në televizor apo
telekomandë.
5 - Kur të mbarojë përditësimi, televizori do të
kthehet në kanalin që po shikonit.
Përditësimi nga USB
Mund të jetë e nevojshme që të përditësohet softueri
i televizorit.
Për të ngarkuar softuerin në televizor, ju nevojitet një
kompjuter me lidhje të shpejtë interneti dhe një njësi
flash USB. Përdor një njësi flash USB me hapësirë të
lirë minimalisht 2 GB. Sigurohuni që mbrojtja ndaj
shkrimit të mos jetë aktive.
Për të përditësuar softuerin e televizorit:
1 - Zgjidh Cilësimet > Sistemi > Rreth >
Përditësimi i sistemit.
2 - Zgjidhni USB dhe shtypni OK.
Identifikimi i televizorit
1 - Vendoseni njësinë "Flash USB" te një nga lidhjet
USB të televizorit.
2 - Zgjidhni Shkruaj në USB dhe shtypni OK. Te
njësia "Flash USB" do të shkruhet një skedar
identifikimi.
Shkarkimi i softuerit
1 - Fusni njësinë "Flash USB" në kompjuter.
2 - Te njësia "Flash USB", gjeni
skedarin update.htm dhe klikoni dy herë mbi të.
3 - Klikoni Dërgo identifikuesin.
4 - Nëse ka softuerë të rinj, shkarkoni skedarin .zip.
5 - Pas shkarkimit, dekompresojeni skedarin dhe
kopjoni skedarin autorun.upg te njësia "Flash
USB". Këtë skedar mos e vendosni në dosje.
Përditësimi i softuerit të televizorit
1 - Futeni sërish në televizor njësinë "Flash USB".
Përditësimi do të fillojë automatikisht.
2 - Përditësimi i softuerit mund të zgjasë disa minuta.
Mos e shtypni tastin në televizor apo
56