User manual
Table Of Contents
- Përmbajtja
- 1 Faqja kryesore
- 2 Konfigurimi
- 3 Telekomanda
- 4 Ndezja dhe fikja
- 5 Kanalet
- 6 Instalimi i kanaleve
- 7 Lidhja e pajisjeve
- 7.1 Rreth lidhjeve
- 7.2 Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+
- 7.3 Sistemi i kinemasë - HTS
- 7.4 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 7.5 Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
- 7.6 Bluetooth®
- 7.7 Kufjet
- 7.8 Konsola e lojërave
- 7.9 Disku USB
- 7.10 Tastiera USB
- 7.11 Njësia "Flash USB"
- 7.12 Aparati fotografik
- 7.13 Videokamera
- 7.14 Kompjuteri
- 8 Lidhja e televizorit "Android"
- 9 Apl.
- 10 Internet
- 11 Menyja e shpejtë
- 12 Burimet
- 13 Rrjetet
- 14 Cilësimet
- 15 Videot, fotografitë dhe muzika
- 16 Guida televizive
- 17 Regjistrimi dhe pushimi i televizorit
- 18 Celularët inteligjentë dhe tabletat
- 19 Lojëra
- 20 "Ambilight"
- 21 Zgjedhjet më të mira
- 22 "Freeview Play"
- 23 "Netflix"
- 24 Alexa
- 25 Softueri
- 26 Specifikimet
- 27 Ndihma dhe mbështetja
- 28 Siguria dhe kujdesi
- 29 Kushtet e përdorimit
- 30 Të drejtat e autorit
- 31 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta
- Tregues
kryesor të televizorit si dhe akses ndaj "YouTube",
"Google Play" dhe aplikacione të tjera.
Identifikimi
Përdorni Llogarinë ekzistuese "Google" për t'u
identifikuar në "Google" në televizor. Llogaria e
"Google" përbëhet nga një adresë emaili dhe një
fjalëkalim. Nëse nuk keni ende llogari "Google",
përdorni kompjuterin apo tabletën për ta krijuar
(accounts.google.com). Për të luajtur lojëra me
"Google Play", ju duhet një profil "Google+". Nëse nuk
u identifikuat gjatë instalimit fillestar të televizorit,
mund të identifikoheni më vonë.
Për t'u identifikuar pasi keni kryer instalimin e
televizorit…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e "Android" dhe
shtypni OK.
2 - Zgjidhni Llogaria dhe identifikimi dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Identifikohu dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Përdor telekomandën tënde dhe shtypni
OK.
5 - Me tastierën virtuale, shkruani adresën tuaj të
emailit dhe shtypni OK.
6 - Vendosni fjalëkalimin dhe shtypni OK për t'u
identifikuar.
7 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Cilësimet për "Android"
Mund të caktoni ose të shikoni disa cilësime specifike
apo informacione për "Android". Mund të gjeni listën
e aplikacioneve të instaluara në televizor dhe
hapësirën e memories që u duhet. Mund të caktoni
gjuhën që dëshironi të përdorni me funksionin
"Kërkimi me zë". Mund të konfiguroni tastierën
virtuale ose t'u lejoni aplikacioneve të përdorin
vendndodhjen tuaj. Eksploroni cilësimet e ndryshme
për "Android". Mund të shkoni
te www.support.google.com/androidtv për më
shumë informacione mbi këto cilësime.
Për t'i hapur këto cilësime…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e "Android" dhe
shtypni OK.
2 - Eksploroni cilësimet e ndryshme për "Android".
3 - Shtypni Kthehu nëse nevojitet, për të mbyllur
menynë.
8.3
Aplikacioni Koleksioni Smart
TV
Faqja e aplikacioneve të spikatura
Të gjitha aplikacionet premium disponohen brenda
aplikacionit Koleksioni Smart TV, në seksionin
Aplikacionet e spikatura. Hapeni nëpërmjet
banderolës në rreshtin Aplikacionet.
Aplikacionet e Koleksioni Smart TV janë bërë
posaçërisht për televizorë. Shkarkimi dhe instalimi i
aplikacioneve të Koleksioni Smart TV është falas.
Koleksioni Smart TV i aplikacioneve mund të
ndryshojë sipas shtetit ose rajonit. Koleksioni Smart
TV përmban gjithashtu rekomandime për aplikacione
të reja dhe më shumë.
Disa aplikacione të Koleksioni Smart TV janë instaluar
paraprakisht në televizor. Për të instaluar aplikacione
të tjera nga Koleksioni Smart TV, do t'ju kërkohet të
pranoni Kushtet e përdorimit. Cilësimet e privatësisë
mund t'i caktoni sipas preferencës.
Për të instaluar një aplikacion nga Koleksioni Smart
TV…
1 - Shtypni HOME.
2 - Zgjidhni Koleksioni Smart TV dhe shtypni OK.
Kjo do të hapë seksionin "Aplikacionet e spikatura".
3 - Zgjidhni skedën "Të gjitha" dhe shtypni OK. Kjo
do të shfaqë të gjitha aplikacionet e disponueshme
për përdoruesin, duke përfshirë ato të instaluara.
4 - Shfletoni aplikacionet dhe zgjidhni ikonën e
aplikacionit që dëshironi të instaloni dhe shtypni "OK".
Kjo do të hapë faqen e informacioneve të aplikacionit.
5 - Zgjidhni butonin Instalim dhe shtypni "OK" për të
instaluar aplikacionin.
Aplikacioni i instaluar që gjendet në faqen e
aplikacioneve, i cila mund të hapet nga "Kryefaqja" e
"Android" duke shtypur ikonën e aplikacioneve në
fundin e majtë të rreshtit Aplikacionet.
Kushtet e përdorimit
Për të instaluar dhe për të përdorur aplikacionet e
Koleksioni Smart TV duhet të pranoni Kushtet e
përdorimit. Nëse nuk bini dakord me këto kushte
gjatë instalimit fillestar të televizorit, mund të bini
dakord më vonë. Në momentin që pranoni Kushtet e
përdorimit, do të ofrohen menjëherë disa aplikacione
dhe mund të shfletoni te Koleksioni Smart TV për të
instaluar aplikacione të tjera.
Për të rënë dakord me "Kushtet e përdorimit" pas
instalimit të televizorit…
1 - Shtypni HOME, zgjishni Koleksioni Smart
39