User manual

4
Ndezja dhe fikja
4.1
Aktiv ose në pritje
Sigurohuni që televizori të jetë lidhur me rrjetin
elektrik AC. Lidhni kordonin e pajisur me folenë Hyrja
AC në pjesën e pasme të televizorit. Do të ndizet
drita treguese poshtë televizorit.
Aktivizimi
Shtypni në telekomandë për të ndezur
televizorin. Përndryshe, shtypni HOME. Mund të
shtypni edhe tastin e vogël të levës në pjesën e
pasme të televizorit për të ndezur televizorin në rast
se nuk gjeni telekomandën ose nëse i kanë mbaruar
bateritë.
Kalimi në modalitet pritjeje
Për ta kaluar televizorin në pritje, shtypni
telekomandë. Mund të shtypni edhe tastin e vogël të
levës në pjesën e pasme të televizorit.
Në modalitetin e pritjes, televizori është ende i lidhur
me rrjetin elektrik, por konsumon shumë pak energji.
Për ta fikur plotësisht televizorin, shkëputni spinën.
Gjatë shkëputjes së prizës, tërhiqni gjithmonë spinën
dhe asnjëherë kordonin. Sigurohuni që të mund ta
arrini gjithmonë spinën, kordonin elektrik dhe prizën.
4.2
Tastet në televizor
Nëse ju ka humbur telekomanda ose i kanë rënë
bateritë, mund të kryeni gjithsesi disa veprime bazë
në televizor.
Për të hapur menynë bazë…
1 - Me televizorin të ndezur, shtypni tastin e levës në
pjesën e pasme të televizorit për të shfaqur menynë.
2 - Shtypni majtas ose djathtas për të zgjedhur
Volumi, Kanali ose Burimi. Zgjidhni
Demonstrim, për të nisur një videodemonstrim.
3 - Shtypni lart ose poshtë për të rregulluar volumin
ose për t'u sintonizuar në kanalin vijues ose atë të
mëparshëm. Shtypni lart ose poshtë për të kaluar
nëpër listën e burimeve, duke përfshirë zgjedhjen e
sintonizuesit. Shtypni tastin e levës për të nisur
videodemonstrimin.
4 - Menyja do të zhduket automatikisht.
Për të kaluar televizorin në pritje, zgjidhni dhe
shtypni tastin e levës.
10