User manual

6
Instalimi i kanaleve
6.1
Instalimi i satelitëve
Rreth instalimit të satelitëve
Deri në 4 satelitë
Në këtë televizor mund të instalohen deri në 4 satelitë
(4 koka LNB). Zgjidhni numrin e saktë të satelitëve që
dëshironi të instaloni në fillim të instalimit. Kjo do ta
shpejtonte instalimin.
Unicable
Për të lidhur antenën parabolike me televizorin mund
të përdoret sistemi "Unicable"*. Në fillim të instalimit
mund të zgjidhni "Unicable" për deri në 4 satelitë.
* Vini re: mbështetet "Unicable 1" (EN50494) dhe
"Unicable 2" (EN50607/JESS).
Fillimi i instalimit
Përpara se të nisni instalimin, sigurohuni që antena
parabolike të jetë lidhur saktë dhe të jetë pozicionuar
saktë.
Për të nisur instalimin e satelitit…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
satelitit dhe shtypni OK. Jepni kodin PIN nëse
nevojitet.
2 - Zgjidhni Kërkimi i satelitëve dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK. Televizori do të
kërkojë për satelitë.
4 - Zgjidhni Instalim dhe shtypni OK. Televizori do të
shfaqë konfigurimin aktual të instalimit satelitor.
Nëse dëshironi ta ndërroni këtë konfigurim,
zgjidhni Cilësimet.
Nëse nuk dëshironi ta ndërroni konfigurimin, zgjidhni
Kërkim. Shkoni te hapi 5.
5 - Te Sistemi i instalimit, zgjidhni numrin e satelitëve
që dëshironi të instaloni ose zgjidhni një nga sistemet
"Unicable". Kur zgjidhni "Unicable", mund të zgjidhni
"Numrat e brezit të përdoruesit" dhe të jepni
"Frekuencat e brezit të përdoruesit" për çdo
sintonizues. Në disa shtete, mund të rregulloni disa
cilësime për përdoruesit ekspertë për çdo LNB
te Cilësime të tjera.
6 - Televizori do të kërkojë për satelitët që ofrohen
në drejtimin e antenës parabolike. Ky kërkim mund të
zgjasë disa minuta. Nëse gjendet ndonjë satelit, emri
dhe fuqia e sinjalit shfaqen në ekran.
7 - Kur televizori të ketë gjetur satelitët që ju duhen,
zgjidhni Instalim.
8 - Nëse një satelit mundëson Paketat e kanaleve,
televizori shfaq paketat e mundshme për atë satelit.
Zgjidhni paketën që dëshironi. Disa paketa ofrojnë
instalim Të shpejtë ose Të plotë për kanalet e
mundshme të tyre. Zgjidhni një prej tyre. Televizori do
të instalojë kanalet satelitore dhe stacionet
radiofonike.
9 - Për të ruajtur konfigurimin e satelitit dhe të
kanaleve e të stacioneve radiofonike, zgjidhni Fund.
Cilësimet e instalimit të satelitorit
Cilësimet e instalimit të satelitorit janë të paracaktuara
sipas shtetit tuaj. Këto cilësime përcaktojnë se si
televizori kërkon dhe instalon satelitët dhe kanalet e
tyre. Keni gjithmonë mundësinë t'i ndryshoni këto
cilësime.
Për të ndryshuar cilësimet e instalimit të satelitorit…
1 - Nisni instalimin e satelitit.
2 - Në ekranin ku mund të filloni të kërkoni satelitët,
zgjidhni Cilësimet dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni numrin e satelitëve që dëshironi të
instaloni ose zgjidhni një nga sistemet "Unicable". Kur
zgjidhni "Unicable", mund të zgjidhni "Numrat e brezit
të përdoruesit" dhe të jepni "Frekuencat e brezit të
përdoruesit" për çdo sintonizues.
4 - Pasi të keni mbaruar, zgjidhni Tjetër dhe
shtypni OK.
5 - Te menyja "Cilësimet", shtypni tastin me
ngjyrë Fund për t'u rikthyer te ekrani për të nisur
kërkimin për satelitë.
Transponderi lokalizues dhe koka LNB
Në disa shtete, mund të rregulloni cilësimet për
përdoruesit ekspertë për transponderët lokalizues
dhe çdo kokë LNB. Përdorini ose ndryshojini këto
cilësime vetëm nëse nuk bëhet dot instalimi normal.
Këto cilësime mund t'i përdorni për të anuluar ato
normale nëse keni pajisje jostandarde satelitore. Disa
operatorë mund t'ju japin disa vlera transponderi ose
koke LNB të cilat mund t'i vendosni këtu.
Modulet satelitore CAM
Nëse për shikimin e kanaleve satelitore përdorni
modul CAM (për hyrje të kushtëzuar me kartë "Smart")
ju rekomandojmë që instalimin e satelitëve ta kryeni
me modulin CAM të vendosur në televizor.
Shumica e moduleve CAM përdoren për të dekoduar
kanalet.
Modulet CAM të brezit më të ri (CI+ 1.3 me profil
operatori), mund të t'i instalojnë vetë të gjitha kanalet
në televizor. Moduli CAM ju fton të instaloni satelitët
dhe kanalet. Ato jo vetëm që instalojnë dhe
dekodojnë kanalet, por kryejnë edhe përditësimet e
rregullta të tyre.
19