User manual

Paketat e kanaleve
Operatorët satelitorë mund të ofrojnë paketa që
përmbledhin kanale të hapura (transmetime falas)
dhe mundësojnë një renditje në përshtatje me shtetin
përkatës. Disa satelitë ofrojnë paketa abonimi - një
përmbledhje kanalesh me pagesë.
Nëse zgjidhni një paketë abonimi, televizori mund t'ju
kërkojë të zgjidhni një instalim të shpejtë ose të plotë.
Zgjidhni I shpejtë për të instaluar vetëm kanalet e
paketës ose zgjidhni I plotë për të instaluar paketën
së bashku me të gjitha kanalet e tjera të
disponueshme. Për paketat e pajtimit, rekomandojmë
instalimin e shpejtë. Rekomandojmë instalim të plotë
nëse keni satelitë të tjerë që nuk janë pjesë e paketës
suaj të abonimit. Të gjitha kanalet e instaluara
vendosen në listën "Të gjitha" të kanaleve.
Konfigurimi i "Unicable"
Sistemi "Unicable"
Për të lidhur antenën parabolike me televizorin, mund
të përdoret sistemi me një kabllo ose "Unicable"*.
Sistemi me një kabllo shfrytëzon një kabllo për lidhjen
e antenës parabolike me të gjithë sintonizuesit
satelitorë që gjenden në sistemin e tij. Sistemi me një
kabllo përdoret zakonisht nëpër pallate. Nëse
përdorni sistem "Unicable", gjatë instalimit televizori
do t'ju kërkojë të caktoni numrin e bandës së
përdorimit dhe frekuencën përkatëse. Në këtë
televizor mund të instalohen deri në 4 satelitë me
"Unicable".
Nëse vëreni se pas një instalimi me "Unicable"
mungojnë disa kanale, në sistem mund të jetë kryer
njëherësh ndonjë instalim tjetër. Kryejeni sërish
instalimin për të marrë kanalet që mungojnë.
* Vini re: mbështetet "Unicable 1" (EN50494) dhe
"Unicable 2" (EN50607/JESS).
Numri i bandës së përdorimit
Në sistemin "Unicable", çdo sintonizues i lidhur
satelitor duhet të jetë i numërtuar (p.sh. 0, 1, 2 ose 3
etj.).
Bandat e mundshme të përdorimit dhe numrin e tyre
mund t'i gjeni në aparatin "Unicable". Ndonjëherë
banda e përdorimit mund të përmendet thjesht si UB.
Ka aparate "Unicable" që ofrojnë 4 ose 8 banda
përdorimi. Nëse te cilësimet zgjidhni "Unicable",
televizori do t'ju kërkojë të caktoni numrin unik të
bandës së përdorimit për secilin sintonizues të
integruar satelitor. Sintonizuesi satelitor nuk mund të
ketë të njëjtin numër bande përdorimi me sintonizues
tjetër satelitor në sistemin "Unicable".
Frekuenca e bandës së përdorimit
Përveç numrit unik të bandës së përdorimit, marrësit
të integruar satelitor i duhet edhe frekuenca e numrit
të bandës së zgjedhur të përdorimit. Këto frekuenca
shfaqen kryesisht përbri numrit të bandës së
përdorimit në një aparat "Unicable".
Përditësimi manual i kanaleve
Përditësimin e kanaleve mund ta bëni vetë në çdo
kohë.
Për të nisur përditësimin manual të kanaleve…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
satelitit dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Kërkimi i kanaleve dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Përditësimi i kanaleve dhe shtypni OK.
Televizori do të fillojë të përditësohet. Përditësimi
mund të zgjasë disa minuta.
4 - Ndiqni udhëzimet në ekran. Përditësimi mund të
zgjasë disa minuta.
5 - Zgjidhni Fund dhe shtypni OK.
Shtimi i një sateliti
Instalimit aktual të satelitorit mund t'i shtoni një satelit
shtesë. Satelitët e instaluar dhe kanalet e tyre nuk
preken. Disa operatorë satelitorë nuk e lejojnë shtim
satelitësh.
Sateliti shtesë duhet të shihet si suplementar. Nuk ka
të bëjë me abonimin në satelitin kryesor apo me vetë
satelitin kryesor paketën e kanaleve të të cilit
përdorni. Rëndom 3 satelitëve të instaluar, do t'i
shtonit edhe një satelit të 4-rt. Nëse keni të instaluar 4
satelitë, shihni mundësinë e heqjes së njërit prej tyre
përpara se të mund të shtoni satelit të ri.
Konfigurimi
Nëse keni aktualisht të instaluar vetëm 1 ose 2 satelitë,
cilësimet e instalimit aktual mund të mos e lejojnë
shtimin e një sateliti tjetër. Nëse ju duhet t'i ndryshoni
këto cilësime, duhet të kryeni sërish instalimin e plotë
të satelitit. Nëse nevojitet ndryshimi i cilësimeve, nuk
është e mundur të përdoret opsioni Shto satelit.
Për të shtuar një satelit…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
satelitit dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Kërkimi i satelitëve dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Shto satelit dhe shtypni OK. Do të
shfaqen satelitët ekzistues.
4 - Zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK. Televizori do të
kërkojë për satelitë të rinj.
5 - Nëse televizori gjen një a më shumë satelitë,
zgjidhni Instalim dhe shtypni OK. Televizori instalon
kanalet e gjetura televizive.
20