User manual

Disa kanale satelitore duket se janë zhdukur nga lista
e kanaleve
• Nëse disa kanale rezultojnë të jenë zhdukur apo
zhvendosur, transmetuesi mund të ketë ndryshuar
vendndodhjen e transponderit të këtyre kanaleve. Për
të rivendosur pozicionet e kanaleve te lista e
kanaleve, mund të provoni të përditësoni paketat e
kanaleve.
Nuk heq dot një satelit
• Paketat e abonimit nuk lejojnë heqjen e satelitëve.
Për të hequr satelitin, duhet të kryeni sërish instalimin
e plotë dhe të zgjidhni një paketë tjetër.
Ndonjëherë sinjali i marrjes është i dobët
• Kontrolloni nëse antena satelitore është montuar
mirë. Erërat e forta mund ta lëvizin.
• Bora dhe shiu mund të përkeqësojnë marrjen e
sinjalit.
6.2
Instalimi i antenës
Përditësimi i kanaleve
Përditësimi automatik i kanaleve
Nëse merrni kanale dixhitale, mund ta caktoni
televizorin t'i përditësojë automatikisht.
Televizori i përditëson kanalet një herë në ditë, në
orën 07:00 dhe ruan kanalet e reja. Kanalet e reja
ruhen te "Lista e kanaleve" dhe shënohen me
një . Kanalet pa sinjal hiqen nga lista. Për të bërë
përditësimin automatik të kanaleve, televizori duhet
të jetë në modalitet pritjeje. "Përditësimi automatik i
kanaleve" mund të çaktivizohet.
Për të çaktivizuar përditësimin automatik…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
antenës/kabllorit ose Instalimi i antenës dhe shtypni
OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Përditësimi automatik i kanaleve dhe
shtypni OK.
4 - Zgjidhni Joaktiv dhe shtypni OK.
5 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni BACK për të mbyllur menynë.
Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse
gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë
përditësuar ose hequr. Për të shmangur shfaqjen e
këtij mesazhi pas çdo përditësimi të kanaleve, mund
ta çaktivizoni.
Për të çaktivizuar mesazhin…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
antenës/kabllorit ose Instalimi i antenës dhe shtypni
OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Mesazhi i përditësimit të kanaleve dhe
shtypni OK.
4 - Zgjidhni Joaktiv dhe shtypni OK.
5 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni BACK për të mbyllur menynë.
Në shtete të caktuara, përditësimi automatik i
kanaleve kryhet ndërsa jeni duke parë televizor ose
kurdo që televizori është në pritje.
Përditësimi manual i kanaleve
Përditësimin e kanaleve mund ta bëni vetë në çdo
kohë.
Për të nisur përditësimin manual të kanaleve…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
antenës/kabllorit ose Instalimi i antenës dhe shtypni
OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Kërkimi i kanaleve dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK.
5 - Zgjidhni Përditësimi i kanaleve dixhitale,
zgjidhni Tjetër dhe shtypni OK.
6 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK për të
përditësuar kanalet dixhitale. Kjo mund të zgjasë disa
minuta.
7 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni BACK për të mbyllur menynë.
Riinstalimi i kanaleve
Riinstalimi i të gjitha kanaleve
Mund t'i riinstaloni të gjitha kanalet dhe t'i lini të gjitha
cilësimet e tjera të paprekura.
Nëse keni caktuar kod PIN, përpara riinstalimit të
kanaleve duhet të jepni këtë kod.
Për të riinstaluar kanalet…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Instalimi i
antenës/kabllorit ose Instalimi i antenës dhe shtypni
OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Kërkimi i kanaleve dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK.
5 - Zgjidhni Riinstalimi i kanaleve,
zgjidhni Tjetër dhe shtypni OK.
6 - Zgjidhni shtetin ku ndodheni aktualisht dhe
shtypni OK.
7 - Zgjidhni Tjetër dhe shtypni OK.
8 - Zgjidhni llojin e instalimit që dëshironi, Antena
(DVB-T) ose Kabllor (DVB-C) dhe shtypni OK.
7 - Zgjidhni Tjetër dhe shtypni OK.
10 - Zgjidhni llojin e kanaleve që dëshironi, Kanalet
dixhitale dhe analoge ose Vetëm kanalet
22