User manual

dixhitale dhe shtypni OK.
7 - Zgjidhni Tjetër dhe shtypni OK.
12 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK për të
përditësuar kanalet dixhitale. Kjo mund të zgjasë disa
minuta.
13 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni BACK për të mbyllur menynë.
Riinstalimi i televizorit
Mund ta kryeni sërish instalimin e plotë të televizorit.
Televizori riinstalohet plotësisht.
Për të rikryer instalimin e plotë të televizorit…
1 - Zgjidhni Cilësimet > Cilësimet e
përgjithshme > Riinstalo televizorin dhe shtypni
OK.
2 - Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
3 - Zgjidhni Po dhe shtypni OK për të konfirmuar.
4 - Televizori do të riinstalohet plotësisht. Të gjitha
cilësimet do të rivendosen dhe kanalet e instaluara do
të zëvendësohen. Instalimi mund të zgjasë disa
minuta.
5 - Shtypni (majtas) për t'u kthyer një hap prapa
ose shtypni BACK për të mbyllur menynë.
Cilësimet e DVB
Marrja e DVB-T ose DVB-C
Gjatë instalimit të kanaleve, menjëherë përpara se të
kërkoni kanalet, zgjodhët "Antenë (DVB-T)" ose
"Kabllor (DVB-C)". Antena DVB-T kërkon kanalet
tokësore analoge dhe kanalet dixhitale DVB-T/T2.
Kabllori DVB-C kërkon kanalet analoge dhe dixhitale
që ofrohen nga operatori kabllor DVB-C.
Instalimi i kanaleve DVB-C
Për lehtësim përdorimi, të gjitha cilësimet e DVB-C
janë caktuar në automatike.
Nëse operatori DVB-C ju ka dhënë vlera specifike
DVB-C, identifikuesin ose frekuencën e rrjetit, jepini
këto vlera gjatë instalimit, kur t'i kërkojë televizori.
Mospërputhjet në numrat e kanaleve
Në disa shtete, kanale (transmetues) të ndryshme
televizive mund të kenë të njëjtin numër. Gjatë
instalimit, televizori shfaq listën e mospërputhjeve në
numrat e kanaleve. Duhet të zgjidhni cilin kanal
televiziv dëshironi të instaloni në një numër kanali me
disa kanale televizive.
Modaliteti i frekuencës së rrjetit
Nëse për kërkimin e kanaleve synoni të përdorni
metodën Kërkim i shpejtë te Kërkimi i frekuencave,
zgjidhni opsionin Automatik. Televizori do të përdorë 1
nga frekuencat e paracaktuara të rrjetit (ose HC -
kanal lokalizimi) sipas përdorimit nga shumica e
operatorëve kabllorë në shtetin tuaj.
Nëse keni marrë një vlerë specifike të frekuencës së
rrjetit për kërkimin e kanaleve, zgjidhni Manual.
Frekuenca e rrjetit
Me modalitetin Frekuenca e rrjetit të caktuar në
Manual, mund ta jepni këtu vlerën e frekuencës së
rrjetit që morët nga operatori. Për të dhënë vlerën,
përdorni tastet me ngjyrë.
Kërkimi për frekuencat
Zgjidhni mënyrën e kërkimit për kanale. Mund të
zgjidhni mënyrën Kërkim i shpejtë dhe të përdorni
cilësimet e paracaktuara që përdoren nga shumica e
operatorëve kabllorë në shtetin tuaj.
Nëse kjo mënyrë nuk jep kanale të instaluara ose
nëse mungojnë disa kanale, mund të zgjidhni
mënyrën e zgjeruar Skanim i plotë. Kjo mënyrë kërkon
më shumë kohë për kërkimin dhe instalimin e
kanaleve.
Madhësia e shkallës së frekuencave
Televizori i kërkon kanalet në shkallë frekuence 8
MHz.
Nëse prej kësaj nuk arrihet të instalohet asnjë kanal
ose nëse mungojnë disa kanale, mund të kërkoni me
shkallë më të vogël prej 1 MHz. Përdorimi i shkallës 1
MHz do të marrë më shumë kohë për kërkimin dhe
instalimin e kanaleve.
Kanalet dixhitale
Nëse operatori i kabllorit nuk ofron kanale dixhitale,
mund ta shmangni kërkimin e këtyre kanaleve.
Kanalet analoge
Nëse operatori i kabllorit nuk ofron kanale analoge,
mund ta shmangni kërkimin e këtyre kanaleve.
23