User manual

shtypni OK.
3 - Do të shfaqet versioni, shënimet e versionit dhe
data e krijimit. Gjithashtu, do të shfaqet numri ESN
(numri elektronik i serisë) i "Netflix" nëse ka.
4 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Kopjimi i një liste kanalesh
Për të kopjuar listën e kanaleve…
1 - Ndizni televizorin. Televizori duhet të ketë kanale
të instaluara.
2 - Lidhni një njësi "Flash USB".
3 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Kopjimi i listës
së kanaleve dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Kopjim në USB dhe shtypni OK. Për të
kopjuar listën e kanaleve mund t'ju kërkohet të jepni
kodin PIN të bllokimit për fëmijët.
5 - Pas përfundimit të kopjimit, hiqeni njësinë "Flash
USB".
6 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Tani mund ta ngarkoni listën e kopjuar e kanaleve
drejt një televizori tjetër "Philips".
Versioni i listës së kanaleve
Kontrolloni versionin aktual të listës së kanaleve...
1 - Zgjidhni Cilësimet > Kanalet dhe
shtypni (djathtas) për të hyrë në meny.
2 - Zgjidhni Kopjimi i listës së kanaleve,
zgjidhni Versioni aktual dhe më pas shtypni OK.
3 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Ngarkimi i një liste kanalesh
Drejt televizorëve të painstaluar
Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të
ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një
mënyrë tjetër.
Drejt një televizori ende të painstaluar
1 - Për të filluar instalimin, futeni televizorin në prizë
dhe zgjidhni gjuhën e shtetin. Mund ta anashkaloni
kërkimin e kanaleve. Përfundoni instalimin.
2 - Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e
kanaleve të televizorit tjetër.
3 - Për të filluar ngarkimin e listës së kanaleve,
zgjidhni Cilësimet > Kanalet > Kopjimi i listës së
kanaleve > Kopjimi në televizor dhe shtypni OK.
Jepni kodin PIN nëse nevojitet.
4 - Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve
kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash
USB".
Drejt televizorëve të instaluar
Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të
ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një
mënyrë tjetër.
Drejt një televizori të instaluar
1 - Verifikoni cilësimin e shtetit tek televizori. (Për të
verifikuar këtë cilësim, shikoni kapitullin "Riinstalimi i
të gjitha kanaleve". Filloni këtë procedurë derisa të
arrini cilësimin e shtetit. Shtypni BACK për të
anuluar instalimin.)
Nëse shteti është i saktë, vazhdoni me hapin 2.
Nëse shteti nuk është i saktë, duhet të filloni një
riinstalim. Shikoni kapitullin "Riinstalimi i të gjitha
kanaleve" dhe filloni instalimin. Zgjidhni shtetin e
saktë dhe anashkaloni kërkimin e kanaleve.
Përfundoni instalimin. Kur ta keni përfunduar,
vazhdoni me hapin 2.

25