User manual

7
Lidhja e pajisjeve
7.1
Rreth lidhjeve
Udhëzuesi i lidhjeve
Gjithmonë lidheni pajisjen me televizorin me lidhjen
më cilësore të mundshme. Gjithashtu, përdorni kabllo
të cilësisë së lartë për të garantuar transferim të mirë
të figurës dhe zërit.
Kur lidhni një pajisje, televizori e njeh llojin e saj dhe i
jep secilës pajisje emrin e saktë të llojit. Mund ta
ndryshoni emrin e llojit nëse dëshironi. Nëse pajisjes i
caktohet emri i duhur i llojit, televizori kalon
automatikisht në cilësimet e tij ideale kur kaloni te kjo
pajisje në menynë "Burimet".
Foleja e antenës
Nëse keni dekodues (marrës dixhital) ose regjistrues,
lidhni kabllot e antenës për ta kaluar sinjalin e
antenës fillimisht në dekodues dhe/ose regjistrues
përpara se të kalojë në televizor. Në këtë mënyrë,
antena dhe dekoduesi mund t'i dërgojnë regjistruesit
kanale të mundshme shtesë për t'i regjistruar.
Foletë HDMI
Cilësia e HDMI
Lidhja HDMI ka cilësinë maksimale të figurës dhe të
zërit. Kablloja HDMI kombinon sinjalet video dhe
audio. Përdorni një kabllo HDMI për sinjalin e
televizorit.
Për transmetimin e sinjalit me cilësi maksimale,
përdorni kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë dhe mos
përdorni kabllo HDMI më të gjatë se 5 m.
Nëse një pajisje e lidhur me HDMI nuk funksionon siç
duhet, kontrolloni nëse këtë problem mund ta zgjidhë
një cilësim tjetër HDMI Ultra HD. Te "Ndihma",
shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe
kërkoni HDMI Ultra HD.
Mbrojtja nga kopjimi
Foletë HDMI mbështesin HDCP 2.2 (mbrojtje të
materialeve dixhitale të shpejtësisë së lartë). HDCP
është një sinjal i mbrojtjes nga kopjimi që parandalon
kopjimin e materialeve nga disku DVD ose disku Blu-
ray. Përmendet gjithashtu edhe si DRM (menaxhim i
të drejtave dixhitale).
HDMI ARC
Të gjitha lidhjet HDMI në televizor kanë HDMI ARC
(Audio Return Channel; kanal kthimi të zërit).
Nëse edhe pajisja, zakonisht sistem kinemaje (HTS),
ka lidhje "HDMI ARC", lidheni me ndonjë nga lidhjet
HDMI në televizor. Me lidhjen "HDMI ARC" nuk është
e nevojshme të lidhni kabllo shtesë audioje që dërgon
zërin e figurës së televizorit drejt sistemit të kinemasë.
Lidhja "HDMI ARC" i kombinon të dy sinjalet.
Mund të përdorni cilëndo lidhje HDMI në televizor për
të lidhur sistemin e kinemasë, por ARC ofrohet vetëm
për 1 pajisje/lidhje njëkohësisht.
HDMI CEC - EasyLink
Lidhja HDMI ka cilësinë maksimale të figurës dhe të
zërit. Kablloja HDMI kombinon sinjalet video dhe
audio. Përdorni kabllo HDMI për sinjale televizori në
rezolucion HD. Për transmetimin e sinjalit me cilësi
maksimale, përdorni kabllo HDMI të shpejtësisë së
lartë dhe mos përdorni kabllo HDMI më të gjatë se 5
m.
Lidhni pajisje që mbështesin "HDMI CEC" me
televizorin mund t'i komandoni me telekomandë.
"EasyLink HDMI CEC" duhet të aktivizohet në
televizor dhe në pajisjen e lidhur.
Aktivizimi i "EasyLink"
Cilësimet > Cilësimet e
përgjithshme > EasyLink > EasyLink > Aktive.
Telekomandimi i pajisjeve që mbështesin "HDMI
CEC".
Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme
> EasyLink > Telekomanda "EasyLink" > Aktive.
26