User manual

Lidhja me "HDMI ARC"
Përdorni kabllo HDMI për të lidhur sistemin e
kinemasë (HTS) me televizorin. Mund të lidhni një
altoparlant "Philips Soundbar" ose një sistem
kinemaje me luajtës të integruar disqesh.
HDMI ARC
Nëse sistemi i kinemasë ka lidhje "HDMI ARC", për ta
lidhur mund të përdorni cilëndo lidhje HDMI në
televizor. Me "HDMI ARC", nuk nevojitet të lidhni
kabllo shtesë zëri. Lidhja HDMI ARC kombinon të dyja
sinjalet.
Të gjitha lidhjet HDMI në televizor mund të ofrojnë
sinjalin e kanalit të kthimit të zërit (ARC). Por pas
lidhjes së sistemit të kinemasë, televizori mund ta
dërgojë sinjalin ARC vetëm drejt kësaj lidhjeje HDMI.
Sinkronizimi zë-figurë (sinkr.)
Nëse zëri nuk përputhet me figurën në ekran, mund të
caktoni një vonesë në shumicën e sistemeve të
kinemasë me anë të luajtësit të diskut, për të
përputhur zërin me figurën.
Lidhja me HDMI
Përdorni kabllo HDMI për të lidhur sistemin e
kinemasë (HTS) me televizorin. Mund të lidhni një
altoparlant "Philips Soundbar" ose një sistem
kinemaje me luajtës të integruar disqesh.
Nëse sistemi i kinemasë nuk ka lidhje "HDMI ARC",
shtoni një kabllo optike zëri (Toslink) për ta dërguar
zërin e figurës së televizorit në sistemin e kinemasë.
Sinkronizimi zë-figurë (sinkr.)
Nëse zëri nuk përputhet me figurën në ekran, mund të
caktoni një vonesë në shumicën e sistemeve të
kinemasë me anë të luajtësit të diskut, për të
përputhur zërin me figurën.
Probleme me zërin e sistemit të
kinemasë
Zë me zhurmë të lartë
Nëse shikoni video nga kompjuteri ose njësia e lidhur
"Flash USB", zëri nga sistemi i kinemasë mund të dalë
i deformuar. Kjo zhurmë dëgjohet kur skedari audio
ose video ka zë DTS, por sistemi i kinemasë nuk ka
procesim zëri DTS. Këtë mund ta rregulloni duke
caktuar Formatin e daljes dixhitale të televizorit në
Stereo.
Zgjidhni Cilësimet > Zëri >
avancuara > Formati i daljes dixhitale.
Nuk ka zë
Nëse nuk mund ta dëgjoni zërin e televizorit në
sistemin e kinemasë, kontrolloni nëse e keni lidhur
kabllon HDMI me një lidhje HDMI ARC në sistem. Të
gjitha lidhjet HDMI në televizor janë lidhje "HDMI
ARC".
7.4
Celularët inteligjentë dhe
tabletat
Mund të lidhni një celular apo tabletë me televizorin
duke përdorur lidhje me valë. Për lidhje me valë,
shkarkoni aplikacionin "Philips TV Remote" në celular
apo tabletë nga dyqani juaj i preferuar i
aplikacioneve.
7.5
Luajtësi i disqeve "Blu-ray"
Përdorni kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë për të
lidhur luajtësin e disqeve "Blu-ray" me televizorin.
Nëse luajtësi i disqeve "Blu-ray" ka "EasyLink HDMI
CEC", mund ta komandoni luajtësin me
telekomandën e televizorit.
Te Ndihma, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe
kërkoni EasyLink HDMI CEC për më shumë
informacion.
7.6
Bluetooth
Çiftimi i një pajisjeje
Vendoseni altoparlantin me valë brenda një distance
5 metra nga televizori. Lexoni manualin e përdorimit
të pajisjes për informacion specifik mbi çiftimin dhe
rrezen me valë. Sigurohuni që cilësimi "Bluetooth" të
jetë aktivizuar në televizor.
Levën me valë mund ta përdorni pasi të jetë çiftuar.
Kur çiftohet një altoparlant me valë, mund ta zgjidhni
të luajë zërin e televizorit. Kur pajisja çiftohet, nuk
është e nevojshme ta çiftoni sërish nëse nuk e hiqni.
Për të çiftuar një pajisje me "Bluetooth" me
televizorin…
1 - Ndizeni pajisjen me "Bluetooth" dhe vendoseni
brenda rrezes së televizorit.
2 - Zgjidhni Cilësimet > Lidhjet me valë dhe
rrjetet dhe shtypni (djathtas) për të hyrë në meny.
3 - Zgjidhni Bluetooth > Kërkimi për pajisje me
"Bluetooth", dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK. Ndiqni
udhëzimet në ekran. Pajisjen do ta çiftoni me
28