User manual

televizorin dhe ky do ta ruajë lidhjen. Mund të duhet
të shkëputni një pajisje të çiftuar në fillim nëse është
arritur numri maksimal i pajisjeve të çiftuara.
5 - Zgjidhni llojin e pajisjes dhe shtypni OK.
6 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Zgjedhja e një pajisjeje
Për të zgjedhur një pajisje me valë...
1 - Zgjidhni Cilësimet > Lidhjet me valë dhe
rrjetet dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Bluetooth > Kërkimi për pajisje me
"Bluetooth" dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni pajisjen me valë në listë dhe shtypni OK.
4 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
Heqja e një pajisjeje
Mund të lidhni ose shkëputni një pajisje me valë me
"Bluetooth". Mund edhe ta hiqni pajisjen me valë me
"Bluetooth". Nëse e hiqni, pajisja me "Bluetooth" do të
shkëputet.
Heqja ose shkëputja e një pajisjeje me valë...
1 - Zgjidhni Cilësimet > Lidhjet me valë dhe
rrjetet dhe shtypni OK.
2 - Zgjidhni Bluetooth > Heqje pajisjeje me
"Bluetooth" dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni pajisjen me valë në listë dhe shtypni OK.
4 - Zgjidhni Shkëput ose Hiq dhe shtypni OK.
5 - Zgjidhni OK dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
6 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
7.7
Kufjet
Mund të lidhni një palë kufje në lidhjen në pjesën
e pasme të televizorit. Lidhja është minifole 3,5 mm.
Volumin e kufjeve mund ta rregulloni veçmas.
Për të rregulluar volumin…
1 - Zgjidhni Cilësimet, zgjidhni Zëri > Volumi i
kufjeve dhe shtypni OK.
2 - Shtypni shigjetat (lart) ose (poshtë) për të
rregulluar vlerën.
3 - Nëse është e nevojshme, shtypni
vazhdimisht (majtas) për të mbyllur menynë.
7.8
Konsola e lojërave
HDMI
Për cilësi maksimale, lidheni konsolën e lojërave me
kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë me televizorin.
7.9
Disku USB
Çfarë ju duhet
Nëse lidhni një disk USB, mund të pushoni ose të
regjistroni teletransmetime dixhitale (transmetime
DVB ose të ngjashme).
Hapësira minimale e diskut
• Për pushim
Për ta pushuar transmetimin nevojitet një disk i
përputhshëm USB 2.0 me hapësirë minimale prej 4
GB.
• Për regjistrim
Për të pushuar e regjistruar një transmetim nevojitet
hapësirë disku prej së paku 250 GB.
Për më shumë informacion mbi mënyrën e instalimit
29