User manual

• televizori duhet të jetë i lidhur me internetin
• duhet të identifikoheni me llogarinë "Google" në
televizor
• të shtoni kartë krediti në llogarinë "Google" për të
blerë lojëra të reja
Nisni aplikacionin "Google Play Games" për të
zgjedhur dhe instaluar aplikacione të reja lojërash në
televizor. Disa lojëra janë falas. Do të shfaqet një
mesazh nëse një lojë duhet të luhet me levë.
Për të nisur ose ndaluar një lojë "Google Play"…
1 - Shtypni HOME.
2 - Zgjidhni Google Play Games.
3 - Zgjidhni një lojë për të luajtur ose një lojë të re
për të instaluar dhe shtypni OK.
4 - Pasi të keni përfunduar, shtypni
vazhdimisht BACK ose shtypni EXIT ose
ndaloni aplikacionin me butonin e dedikuar të
daljes/ndalimit.
Nëse aplikacioni nuk gjendet në "Kryefaqe", mund ta
shtoni nëpërmjet faqes së aplikacioneve ose nga
artikulli Shtimi i aplikacionit te të preferuarat
rreshtin Aplikacionet. Disa produkte dhe funksione të
"Google Play" nuk ofrohen në të gjitha shtetet.
Gjeni më shumë informacione
te www.support.google.com/androidtv
"Google Play Store"
Mund të shkarkoni dhe instaloni aplikacione të reja
nga "Google Play Store". Disa aplikacione janë falas.
Çfarë ju duhet
• televizori duhet të jetë i lidhur me internetin
• duhet të identifikoheni me llogarinë "Google" në
televizor
• të shtoni kartë krediti në llogarinë "Google" për të
blerë aplikacione
Instalimi i një aplikacioni të ri...
1 - Shtypni HOME.
2 - Zgjidhni Google Play Store dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni aplikacionin që dëshironi të instaloni dhe
shtypni OK.
4 - Për të mbyllur Google Play Store, shtypni
vazhdimisht BACK ose shtypni EXIT.
Kontrollet prindërore
Në "Google Play Store", mund të fshihni aplikacionet
sipas pjekurisë së përdoruesit/blerësit. Duhet të jepni
një kod PIN për të zgjedhur apo ndryshuar nivelin e
pjekurisë.
Për të caktuar kontrollin prindëror…
1 - Shtypni HOME.
2 - Zgjidhni Google Play Store dhe shtypni OK.
3 - Zgjidhni Cilësimet > Kontrollet prindërore.
4 - Zgjidhni nivelin e pjekurisë që dëshironi.
5 - Kur t'ju kërkohet, jepni kodin PIN.
6 - Për të mbyllur Google Play Store, shtypni
vazhdimisht BACK ose shtypni EXIT.
Nëse aplikacioni nuk gjendet në "Kryefaqe", mund ta
shtoni nëpërmjet faqes së aplikacioneve ose nga
artikulli Shtimi i aplikacionit te të preferuarat
rreshtin Aplikacionet. Disa produkte dhe funksione të
"Google Play" nuk ofrohen në të gjitha shtetet.
Gjeni më shumë informacione
te www.support.google.com/androidtv
Pagesat
Për të bërë një pagesë në "Google Play" në televizor,
duhet të shtoni një formë pagese - një kartë krediti
(jashtë SHBA) - në llogarinë "Google". Do të
faturoheni te kjo kartë krediti kur të blini një film apo
shfaqje televizive.
Për të shtuar një kartë krediti …
1 - Në kompjuterin tuaj, shkoni te
accounts.google.com dhe identifikohuni me llogarinë
"Google" që do të përdorni me "Google Play" në
televizor.
2 - Shkoni te wallet.google.com për të shtuar një
kartë në llogarinë "Google".
3 - Jepni të dhënat e kartës së kreditit dhe pranoni
kushtet.
9.3
Nisja apo ndalimi i një
aplikacioni
Mund të nisni një aplikacion nga "Kryefaqja".
Për të nisur një aplikacion…
1 - Shtypni HOME.
2 - Lëvizni në rreshtin Aplikacionet, zgjidhni
aplikacionin që dëshironi dhe shtypni OK.
3 - Për të ndaluar një aplikacion, shtypni BACK
ose shtypni EXIT, ose ndalojeni aplikacionin me
butonin e dedikuar të daljes/ndalimit.
Kur hapni "Kryefaqen", luajtja e
aplikacionit/përmbajtjes në sfond do të ndalojë.
Duhet të zgjidhni aplikacionin ose përmbajtjen nga
"Kryefaqja" për të vazhduar.
38